Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Vuçiç: Duhet të largojmë urrejtjen 200-vjeçare

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Vuçiç: Duhet të largojmë urrejtjen 200-vjeçare

Presidenti serb Aleksander Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se serbët dhe shqiptarët duhet njëherë e përgjithmonë ta largojnë urrejtjen 200 vjeçare mes tyre dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët për normalizimin e raporteve.

Megjithatë, presidenti serb nuk ka dhënë detaje lidhur me debatet për korrigjimin dhe shkëmbimin e territoreve me Kosovën.

Vuçiç ka thënë se është shumë e vështirë që të arrihet një zgjidhje, por se e ka shumë të rëndësishme që të mbetet e shkruar ajo se çfarë kemi mundur të kemi dhe se gjithçka që ka folur e bërë do të shkruhet në histori.

“Të gjithë më pyesni për kufijtë por unë po ju pyes juve, për cilin kufi po flisni? Ne themi se Kosova është Serbi, ndërsa ata thonë se Kosova është e pavarur. Në këtë situatë secili e vendos kufirin e vet. Por, a na duhet kjo? Ne jemi të këtij vendi dhe duhet që bashkë të vendosim për një kufi duke larguar kështu njëherë e përgjithmonë urrejtjet 200 vjeçare mes një serbi dhe një shqiptari. Ne jetojmë këtu dhe ne duhet të merremi vesh si duam të jetojmë dhe jo dikujt tjetër t’i plotësojmë dëshirat”, është shprehur Vuçiç.

Ai dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në vendkalimin kufitar mes dy vendeve, në Tabanoc afër Kumanovës përuruan një pikë të përbashkët doganore.

Projekti “One Stop Shop” parashikon që automjetet me mallra dhe mjetet tjera transportuese, t’i nënshtrohen vetëm njërës pikë doganore, duke lehtësuar kështu procedurat e kontrollit.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se mbështet çfarëdo zgjidhje që do të arrijnë dy vendet e që do të ishte në drejtim të garantimit të paqes dhe stabilitetit jo vetëm në Kosovë e Serbi, por edhe më gjerë në rajon.

“Maqedonia mbështet zgjidhje pozitive për Kosovën, zgjidhje e cila do të avanconte jetën e serbëve, shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve në Kosovë, zgjidhje e cila do ta garanton paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë, Serbi dhe gjithë rajonin. Është me rëndësi të veçantë që të gjithë liderët e rajonit të jenë të bashkuar për qëllimet e përbashkëta, kjo nënkupton paqe të përhershme, bashkëpunim rajonal, zhvillim ekonomik dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Zaev.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç kanë shpalosur së fundmi idenë për korrigjim të kufijve.

Thaçi e Vuçiç do të takohen më 7 shtator në Bruksel, në kuadër të dialogut mes dy shteteve që ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 03/09/2018 11:12

    Me nje buton nuk largohet, duhen 200 vjet të tjerë afrimitet qe te mbaroje urrejtja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh