Kryeministri grek Mitsotakis: Shqipëria duhet të jetë në BE, është në favorin tonë! Çështja e Detit, me Ramën do diskutojmë gjithçka

Kryeministri grek Mitsotakis: Shqipëria duhet të jetë në BE, është në favorin tonë! Çështja e Detit, me Ramën do diskutojmë gjithçka

Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është shprehur se Shqipëria duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, teksa po fliste në konferencën tradicionale para mediave greke në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut.

“Është një proces që kërkon shumë kohë, dhe për çdo kapitull që hapet gjatë negociatave, kemi mundësinë që me këtë mënyrë të imponojmë mendimet tona dhe të bisedojmë temat të cilat i përkasin karakterit dypalësh të lidhjeve tona. Nga ana tjetër nuk dua të karakterizoj ,kryeministrin shqiptar, personalisht kam një lidhje shumë të mirë me të, dua të jem i sinqertë dhe është në favorin tonë të diskutojmë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe, paralelisht duke njohur faktin se ekziston një minoritet kombëtar grek , i cili duhet të mbrohet. Kjo është një diçka që e kam bërë të qartë tek kryeministri shqiptar dhe kjo do të përcaktojë edhe qëndrimin tonë gjatë periudhës së negociatave integruese”, u shpreh kryeministri grek.

Lidhur me marrëveshjen mes dy vendeve për ta dërguar në Hagë çështjen e detit me Shqipërinë, Mitsotakis shprehet se "Ekzistojnë çështje dypalëshe. Unë kam një marrëdhënie të mirë me zotin Rama dhe është e dobishme të diskutojmë gjithçka. Ka një marrëveshje fillestare për të shkuar në Hagë për zonën ekskluzive ekonomike”.

Ai sqaroi edhe ndërtimin e rrugës Janinë- Kakavijë ,duke theksuar se do të jetë një rrugë moderne dhe e sigurt për ata që përdorin pikën kufitare për të shkuar në Shqipëri.

Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord më 20 tetor 2020 që zgjidhja e çështjes së kufijve detarë dhe përcaktimit të Shelfit Kontinental dhe Zonave Ekonomike Ekskluzive, t’i besohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagës. Vendimi u bë i ditur gjatë vizitës në Tiranë të Ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, në përfundim të takimit që ai pati me Kryeministrin Edi Rama.

S.C/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • haikin: 12/09/2022 00:34

    pa tjeter me ramen fitojn te gjith pervec rames

    Përgjigju
  • Mico: 11/09/2022 23:05

    Shoku Taqis, kur te llafoseni me Ramem mos harro edhe shokun Toni Blair. Qe ti jepni ato lekat...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Rusia dënon me mbi 4 vjet burg ish punonjësin e konsullatës amerikane

Rusia dënon me mbi 4 vjet burg ish punonjësin e konsullatës amerikane