Mazhoranca dhe opozita u “përplasën” në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave lidhur me p/ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për huanë e parë të politikës së zhvillimit për financat publike.
I pranishëm në Komision Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se Shqipëria ka nevojë për asistencë dhe paratë e marra hua shkojnë në buxhet.
“Paratë e marra hua shkojnë në buxhet. Shqipëria ka nevojë për asistencë”, deklaroi Cani para deputetëve të komisionit.
Por deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu akuzoi ministrin Cani se po prish balancat e borxhit.
“Po prishni balancën e borxhi, pasi po merren hua për asistenca teknike dhe jo për investime. Keni shkatërruar Ministrinë e Financave”, tha Shehu. Deputeti demokrat në vijim shtoi se gjithashtu Cani ka kaluar sigurimet tek Ministria e Mirëqënies Sociale, gjë që do të rrisë ndjeshëm defiçitin.
Qëllimi i akordimit të kësaj huaje është mbështetja e reformave për përmirësimin e qëndrueshmërisë fiskale të Shqipërisë nëpërmjet fuqizimit të menaxhimit të financave publike në trajtimin e detyrimeve të prapambetura, si dhe me anë të reformave në sektorin e taksave, pensioneve dhe energjisë me qëllim mbështetjen e stabilitetit makrofiskal. Politikat e mbështetura nga kjo hua pritet të kenë një ndikim pozitiv mbi rritjen ekonomike në periudhë afatmesme dhe afatgjatë.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

(g.f/shqiptarja.com)