Marrëveshja e Kufijve, Dimas
në Parlament: S'heqim dorë

Marrëveshja e Kufijve, Dimas <br />në Parlament: S'heqim dorë
ATHINË – Politika greke përfshihet sërish nga debatet për atë që tashmë njihet si “Marrëveshja e Ujrave” me Shqipërinë. Ministri i jashtëm Stavros Dimas, një ditë më parë në Parlament i është përgjigjur kërkesës së deputetit të Laos, Korantis.
“Si një shtet bregdetar dhe një anëtar i BE-së, Greqia nuk heq dorë nga ndonjë prej të drejtave ligjore të saj sovrane dhe zona ekonomike ekskluzive nuk është përjashtim në këtë parim themelor dhe pozicionin e politikës sonë të jashtme. Përcaktimi i zonave detare midis vendeve të Mesdheut Lindor, përtej mundësive të rëndësishme ekonomike që ai krijon, funksionon si një katalizator për paqen dhe sigurinë rajonale”, ka deklaruar Dimas në sallën e parlamentit Helen.
”Në këtë kuadër, unë ju kujtoj se marrëveshja shqiptaro-greke e 27 prillit 2009 për delimitimin e zonave detare cakton një kufi me shumë qëllime në kufijtë e dy zonave ekzistuese juridike, si dhe ato të ardhshme, duke përfshirë ekskluzivitetin e zonës ekonomike. Në takimet tona me vendet fqinje, ne përpiqemi për ta nxitur këtë politikë”, tha kryediplomati grek.
Dhe për ta vërtetuar juridikisht këtë fakt ai citoi edhe të drejtën ndërkombëtare bazuar në Konventës së vitit 1982 për të Drejtën e Detit.
“Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit është pjesë e acquis të Komunitetit Evropian, dhe në këtë mënyrë, respektimi apo nënshkrimi i kësaj Konvente është një element themelor i perspektivave evropiane të vendeve që janë kandidatë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, vijoi Dimas, i cili iu referua një rasti të ngjashëm edhe me Turqinë dh Qipron.
Diplomati grek pohoi për të njëjtën çëshjte Greqia ka nisur edhe negaciatat me Egjiptin dhe Libinë, me të cilat bisedimet do të rinisin.


9 ARSYET PSE GJYKATA KUSHTETUESE RRËZOI MARRËVESHJEN ME GREQINË
Më 26 janar të vitit 2010, Gjykata Kushtuese shqiptare, pas ankimit të PS ka rrëzoi paktin e qeverisë shqiptare me atë greke, për ndarjen e re të kufirit detar midis Shqipërisë dhe Greqisë. Kushtetuesja e ka konsideroi të papajtueshëm me Kushtetutën marrëveshjen ujore me Greqinë.
Argumentat juridikë mbi të cilat Kushtetuesja u bazua për rrëzimin e marrëveshjes ishin:
1- Anashkalimi i Presidentit
2- Mangësi në përmbajtjen e marrëveshjes
3- Titulli i marrëveshjes është i paqartë
4- Moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave
5- Mosrespektim të vijës bazë të bregdetit
6- Mosrespektim i gjirit të Sarandës
7- Shkëmbi Barketa nuk ka shërbyer si vijë ndarëse
8- Marrëveshja nuk është shoqëruar me harta të plota
9- Informacioni nuk ka qenë i plotë

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Sekuestrohet 7 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim

Tiranë/ Sekuestrohet 7 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim