Marrëveshja e kufirit me Malin e Zi, Bushati: Së shpejti transport liqenor nëpërmjet molit

Marrëveshja e kufirit me Malin e Zi, Bushati: Së shpejti transport liqenor nëpërmjet molit

Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për hapjen e pikës së re të kalimit kufitar Zogaj – Skje ishte një ndër projektligjet i cili u diskutua në rend dite këtë të enjte në Parlament. Teksa foli në Kuvend për çështjen e ratifikimit të kësaj marrëveshje, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, e vlerësoi të rëndësishme përmbushjen e saj, duke thënë se pika e përbashkët kufitare do të lehtësojë jo vetëm qarkullimin e njerëzve por edhe do të mundësojë ndërlidhjen e trevave shqipfolëse.

“Flasim për një ndërlidhje mes Shirokës, Zogajt dhe Malësisë së Krajës, apo pjesës së Tivarit, ku përgjithësisht jetojnë shqiptarë dhe është një zonë e cila ka ende mundësi për tu shfrytëzuar pozitivisht për sa i përket potencialit të turizmit. Do ketë një linjë transporti liqenor Zogaj-Mali i Zi. Pika kufitare do ketë një ndërlidhje me trevat shqipfolëse. Pra, në këtë kontekst e gjithë pjesa e liqenit të Shkodrës do të mbulohet dhe do të krijohet një akses shumë më i madh jo thjesht për banorët e zonave përkatëse po dhe për ata turistë që dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë dhe Malin e Zi”-tha Bushati. 

Ministri Bushati tha më tej se pika kufitare e Zogës do të krijojë një akses më të madh jo vetëm për turistët në liqenin e Shkodrës por dhe për zhvillimin e zonës. Bushati tha se do të punohet për vendosjen e një transporti liqenor nëpëmjet molit të Malit të Zit dhe atij të Shirokës.

Kemi rënë dakord në kuadër të programit tripalësh Shqipëri-Mali i Zi- Itali, që mbështetet nga fondet e BE për një projekt rreth 7 milionë euro i cili do të ketë dy objektiva specifikë: E para, vendosjen e një linje transporti multimodal mes Portit të Barit, porit të Shëngjinit dhe portit të Barit në Malin e Zi, sepse bëhet fjalë për hapësirën Adriatike dhe ndërlidhjen me liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna. Dhe së dyti, vendosjen e një transporti liqenor nëpërmjet molit të Virpazarit në Malin e Zi, në molin e Zogajt, Shirokës për të krijuar një mundësi që liqeni të jetë gjithashtu më i rivitalizuar se sa është sot për sot. Ky është një projekt i cili fillimisht do të fokusohet vetëm te transporti i udhëtarëve për ti krijuar mundësi qytetarëve për të lëvizur më shpejtë, në mënyrë më komode dhe nga ana tjetër për ti krijuar mundësi vizitorëve të huaj për të pasur turizmin ditor qoftë në Malin e Zi apo në Shkodër në pjesën e liqenit dhe me perspektivë në fazën e dytë dhe të tretë kjo do të shkojë dhe në pjesë që kanë lidhje me Shëngjinin, Velipojën dhe lumin Bunë.

Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm

Ministri Bushati bëri të ditur gjithashtu se qeveria shqiptare vijon të mbetet tërësisht e angazhuar për një dimension më të fortë ndër rajonal, ndërkufitar jo vetëm me Malin e Zi 


Lajmi kryesor:

Kuvendi/ Opozita bojkot, Xhafaj ulet në fund të sallës, zgjidhen dy anëtarët e rinj të KQZ


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, 4.7 km vargu i makinave! 1 orë pritje në radhë

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, 4.7 km vargu i makinave! 1 orë pritje në radhë