Marrëveshja e pensioneve me
bankën,Hado:Lehtësohen procedurat

Marrëveshja e pensioneve me<br />bankën,Hado:Lehtësohen procedurat
TIRANE-Pensionistët aktuale por edhe ata që dalin rishtas në pension mund të tërheqin pensionin e tyre në bankë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore nënshkroi sot marrëveshjen me bankën e nivelit të dytë Credins, për të lehtësuar procedurat për tërheqjen e pensionit si dhe ka siguruar fondin e sigurimeve.

Astrit Hado, drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore u shpreh se mbi qëllimin e marrëveshjes.
 
Duke rritur cilësinë e shërbimeve ndaj pensionistëve, duke lehtësuar procedurat burokratike të shkëmbimit të informacionit dhe dokumentacionit mes dy institucioneve tona, dhe siç thashë në fillim, në fokus cilësinë e rritjes së shërbimit të pensionistëve dhe njëkohësisht rritjen e kontrollit të pagesave dhe garantimin e fondit të pensioneve që instituti i sigurimeve shoqërore menaxhon”, tha Hado.
 
Tërheqja e pensioneve nëpërmjet bankës, do t’iu ofrojë pensionistëve edhe shërbime shtesë. Maltin Korkuti, drejtori i Përgjithshëm i bankës Credins, u shpreh për cilësinë e marrëveshjes.
 
Mendoj që nuk është vetëm një marrëveshje komerciale por është diçka më tepër, një përgjegjësi sociale që sistemi bankar ti ofrojë edhe pensionistëve shërbimet e kualifikuara siç janë shërbimet elektronike, pagesat elektronike, pagesat përmes kartave por dhe shumë shërbime të tjera sekondare, siç janë kontrollet mjekësore falas nëpër klinika. Të gjitha këto shërbime do jenë pa kosto shtesë dhe mbajtja e llogarisë do jetë pa kosto shtesë për pensionistin dhe veprimet brenda llogarisë do jenë pa kosto shtesë”, tha Korkuti.
 
Pagesat e komisioneve dhe transfertat do të mbulohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Pensionistët, pasi kanë shprehur kërkesën se me çfarë mënyre dëshirojnë të tërheqin pensionin, do të kenë mundësi ta marrin atë të plotë, pa lënë komision për shërbimin e ofruar. 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit