Një ditë pas nisjes se zbatimit te marrëveshjes Shqipëri-Itali, kampin emigrantëve në Gjadër të Lezhës e vizituan tre deputetë të opozitës italiane Riccardo Magi, Rachele Scarpa dhe Roberto Valaschiani kritikuan Qeverinë “Meloni” se ka ngritur një koloni për të huajt jashtë territorit të shtetit Italian për ti fshehur publikut italian krizën e emigrantëve.
Riccardo Magi (piu Europa): Ashtu siç e kemi thënë në parlament, ky test ka dështuar që ditën e parë. Sepse personat vunerabël nuk duhet të silleshin në Shqipëri. Dje erdhe 16 emigrantë dhe më pas 4 u kthyen mbrapsht, mendojeni se çfarë do të ndodhë kur të jenë 400 emigrantë që do të tentohet të sillen këtu. Po digjen miliona euro të shtetasve italianë përmes kësaj inicaitive. Janë mijëra euro që janë shpenzuar për 16 emigrantë me një anije që kishte 70-80 persona në ekuipazh.
Rachele Scarpa (Pd): Transferimi ka kushtuar 18 mijë euro për person dhe mendoni që 4 u kthyen pas. Këtu është krijuar një zonë gri që mendojmë se shkel shumë të drejtat e njeriut. Si mundet të përdoret një anije e marinës italiane që nuk është për një ndërhyrje të tillë e sidomos për kategoritë e ndryshme sociale.
Roberto Valaschiani (SEL, Sinistra Echologia e Liberta): Janë 1 mijë në Lampeduzza, por dje erdhen 16 në Shengjin. Ne e kemi kontestuar kryerjen e këtyre verifikimeve në mes të detit sepse gra e fëmijë ne ditet ne vazhdim do perfundojne ne Shengjin.
Për shkak të kostos së lartë dhe shkeljes së të drejtave të njeriut, ata i kërkuan dhe njëherë kryeministres italiane Giorgia Meloni të heqë dorë nga këto kampe dhe në tërësi nga marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët.
Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2174
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë/ Shiste kokainë dhe kanabis në qytet, ‘Holder’ prangos 32-vjeçarin e dyshuar! (EMRI)
29 Janar, 15:16
-
Marrëveshja/ Përfundon verifikimi i emigrantëve, 5 do kthehen në Itali! 44 dërgohen në kampin e Gjadrit (VIDEO)
29 Janar, 07:56
-
Ishte shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet 23-vjeçari në pikën kufitare të Morinës
28 Janar, 11:11
-
Taulant Malshi emërohet prefekti i ri Lezhës! Prezantohet nga zv.ministri i Brendshëm: Prioritet zgjedhjet e 11 majit, për një proces të ndershëm
28 Janar, 10:05
-
Marrëveshja me Italinë/ Anija 'Cassiopea' sjell 49 emigrantë të paligjshëm në Shëngjin! 4 prej tyre do kthehen mbrapsht (VIDEO)
28 Janar, 07:20
-
Trump si 'Rama-Meloni'/ Emigrantët e paligjshëm do dërgohen në El Salvador, do qëndrojnë atje gjatë shqyrtimit të kërkesave për azil në SHBA
27 Janar, 15:25
-
Sindikata e Policisë së Burgjeve ankohet për paga diskriminuese dhe orë shtesë të papaguara! Drejtori Qose: Digjitalizojmë sistemin penitenciar
26 Janar, 20:13
-
Pezullimi i ndihmës nga Trump mban të bllokuar afganët në Shqipëri: Zoti President, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul
26 Janar, 17:52
-
Riaktivizohet marrëveshja me Italinë/ Anija e marinës ushtarake me 49 emigrantë në bord niset drejt Shqipërisë, mbërrin në Shëngjin të martën në mëngjes
26 Janar, 10:20
-
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Furgoni përplaset me motorin, 1 i plagosur (EMRI)
26 Janar, 09:54
-
Mirditë/ Iu gjetën rreth 25 kg kanabis, kallashnikov dhe 2 radio policie gjatë kontrolleve në banesë e magazinë, arrestohen 2 vëllezërit
25 Janar, 14:03
-
Dy makina përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen tre persona
25 Janar, 10:12