Opozita italiane në kampin e Gjadrit: Dështim që ditën e parë, Meloni të heqë dorë nga marrëveshja me Shqipërinë! Transferimi kushtoi 18 mijë euro për person (VIDEO)

Një ditë pas nisjes se zbatimit te marrëveshjes Shqipëri-Itali, kampin emigrantëve në Gjadër të Lezhës e vizituan tre deputetë të opozitës italiane Riccardo Magi, Rachele Scarpa dhe Roberto Valaschiani kritikuan Qeverinë “Meloni” se ka ngritur një koloni për të huajt jashtë territorit të shtetit Italian për ti fshehur publikut italian krizën e emigrantëve.

Riccardo Magi (piu Europa): Ashtu siç e kemi thënë në parlament, ky test ka dështuar që ditën e parë. Sepse personat vunerabël nuk duhet të silleshin në Shqipëri. Dje erdhe 16 emigrantë dhe më pas 4 u kthyen mbrapsht, mendojeni se çfarë do të ndodhë kur të jenë 400 emigrantë që do të tentohet të sillen këtu. Po digjen miliona euro të shtetasve italianë përmes kësaj inicaitive. Janë mijëra euro që janë shpenzuar për 16 emigrantë me një anije që kishte 70-80 persona në ekuipazh.

Rachele Scarpa (Pd): Transferimi ka kushtuar 18 mijë euro për person dhe mendoni që 4 u kthyen pas. Këtu është krijuar një zonë gri që mendojmë se shkel shumë të drejtat e njeriut. Si mundet të përdoret një anije e marinës italiane që nuk është për një ndërhyrje të tillë e sidomos për kategoritë e ndryshme sociale.

Roberto Valaschiani (SEL, Sinistra Echologia e Liberta): Janë 1 mijë në Lampeduzza, por dje erdhen 16 në Shengjin. Ne e kemi kontestuar kryerjen e këtyre verifikimeve në mes të detit sepse gra e fëmijë ne ditet ne vazhdim do perfundojne ne Shengjin.

Për shkak të kostos së lartë dhe shkeljes së të drejtave të njeriut, ata i kërkuan dhe njëherë kryeministres italiane Giorgia Meloni të heqë dorë nga këto kampe dhe në tërësi nga marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Tensionet tek Parlementi, Spiropali: Keqardhje e madhe, dhuna dhe e shkatërrimi nuk mund të imponohen si të drejta demokratike

Tensionet tek Parlementi, Spiropali: Keqardhje e madhe, dhuna dhe e shkatërrimi nuk mund të imponohen si të drejta demokratike