Marrëveshja Kosovë-Serbi
arrihet në raundin e dhjetë

Marrëveshja Kosovë-Serbi <br />arrihet në raundin e dhjetë
BRUKSEL - Në raundin e 10-të të bisedimeve, arrihet marrëveshja e shumëpritur Kosovë-Serbi! Në praninë e baroneshës Catherine Ashton, dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç kanë vënë firmat në fund të marrëveshjes. Menjëherë pas kësaj, baronesha Ashton, ka konfirmuar për mediat firmosjen e dokumenteve dhe ka deklaruar: "Dua t'i uroj të dy për vendosmërinë dhe guximin që kanë pasur gjatë këtyre muajve. Eshtë e rëndësishme që ajo që po shohim tani është një hap më larg nga e kaluara dhe për të dy një hap më afër Evropës".

Në orën 16:12, lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare, Bekim Çollaku, këshilltari i Kryeministrit Hashim Thaçi. “Marrëveshja është arritur”, ka thënë Çollaku për Express. Më pas, këtë marrëveshje e ka konfirmuar edhe ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku, në Twitter, në anglisht dhe në shqip: "And the white smoke is out! Habemus pactum! Happy" - "Doli tymi i bardhë, kemi marrëveshje. E lumtur".

Marrëveshjen e arritur e kanë përshëndetur menjëherë, Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, Komisioneri Europian për Zgjerimin, Stefan Fyle etj.  

"Dua t'i uroj të dy për vendosmërinë dhe guximin që kanë pasur gjatë këtyre muajve. është e rëndësishme që ajo që po shohimt ani është një hap më larg nga e kaluara dhe për të dy një hap më afër Evropës", u ka thënë Ashton gazetarëve në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me të dalë nga takimi, marrëveshjen e ka cilësuar si historike.

"Ne sapo kemi nënshkruar marrëveshjen e parë historike ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë, me garancitë e baroneshës Ashton. Kjo marrëveshje është nënshkruar inicialisht mes dy kryeministrave të dy shteteve me garancinë e baroneshës Ashton".

"Arritja e kësaj marrëveshjeje është njohje e Kosovës , e subjektivitetit ndërkombëtar, sovranitetit dhe integritetit territorial. "Jemi të vetëdijshëm se do të ketë njerëz edhe në Kosovë edhe në Serbi që nuk do të jenë të kënaqur me këtë zgjidhje por kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme edhe për Kosovën edhe për Serbinë edhe për rajonin dhe për Bashkimin Evropian".- tha Thaçi.

"Unë i kam vënë inicialet në tekstin e propozuar, për pranimin ose refuzimin e të cilit të dyja palët do të deklarohen gjatë ditëve në vazhdim", ka thënë Daçiç, duke shtuar se ky tekst sot është gjithsesi më i përshtatshëm seç kanë qenë propozimet e deritashme, informon europaelire.

Selia e bashkësisë do të jetë në veri të Mitrovicës, do ta ketë pronën e vet, xhirollogarinë e vet, kuvendin, presidentin, nënpresidentin dhe këshillin, si një formë qeverie. Do të ketë mbikqyrje të plotë dhe autoritet ekzekutiv kur bëhet fjalë për arsimin, shëndetësinë, kulturën, planifikimin hapësinor”, ka thënë Daçiç.




rasmusen

deklarat ashton twiter

VLERESIMI I MARREVESHJES NGA POLITIKANE VENDAS DHE TE HUAJ

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso: "Përshëndes marrëveshjen historike dhe falenderoj Ashton".

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Stefan Fyle: "Urime Serbi-Kosovë për kurajon tuaj. Ju mund të llogarisni tani mbështetjen e Bashkimit Europian në rrugën tuaj drejt Europës!". Po ashtu, Fule ka përgëzuar në veçanti  kolegen e tij Ashton: " Urime të përzemërta Catherine Ashton për marrëveshjen Serbi - Kosovë sot! Ju dhe ekipi tuaj jeni kampionë të përkushtimit dhe këmbënguljes!


fule ne twitter

Redaksia online
(ar.sh/sg/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset