
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mirëpriti pajtueshmërinë mes Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.
“Përmbushja e obligimeve sipas Marrëveshjes Bazë, si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për pajtim, do të ofrojë mundësi të mëdha për njerëzit në dy shtetet dhe do të përshpejtojë rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Blinken përmes një deklarate.
Kryediplomati amerikan përgëzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për lidershipin e treguar për arritjen e kësaj marrëveshjeje.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë që të punojnë drejt një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”, tha Blinken.
Lajmi kryesor:
Pajtimi Kosovë-Serbi në Ohër, Blinken: Mundësi të mëdha për t'u anëtarësuar në union! Escobar: Zbatimi i marrëveshjes është kusht për BE
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që Kosova të pranojë propozimin e Ramës për Asociacionin?
-
Po
60.2%
-
Jo
30.3%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 891
Lajme të tjera
-
I Akullti dhe Frenki dënojnë Serbinë
9 Qershor, 09:59
-
Sa draft-statute janë hartuar për Asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës?
9 Qershor, 09:46
-
Albin Kurti ankohet për të dërguarit e SHBA e BE-së: Vijnë tek ne me kërkesa të Serbisë! Fuqitë perëndimore nuk duhet të kënaqin Beogradin
8 Qershor, 23:51
-
Drafti i Ramës për Asociacionin në Kosovë, deputeti i PDK: Të prezantohej në mbledhjen e përbashkët të qeverive! Mos ta përdorin për patriotizma me shqiponjë
8 Qershor, 21:20
-
Mero Baze: Ata që 'vigjilojnë' ndaj Edi Ramës, për Kosovën
8 Qershor, 19:45
-
Në rrethanat e krijuara, Albin Kurti është jo thesht një fatkeqësi për Kosovën, por edhe një rrezik për fatet e saj
8 Qershor, 18:59
-
Parlamenti i Republikës Sërpska harton rezolutë, u kërkon shteteve të BE të tërheqin njohjen e Kosovës
8 Qershor, 18:27
-
Tensionet në Veri, gazetari Buzhala: Kurti, politikan më i rrezikshëm që ka udhëhequr ndonjëherë Kosovën! Propozimi i Ramës, gjëja e duhur
8 Qershor, 16:44
-
Kurti për Asociacionin: Nuk mund të ketë tekste alternative! Nëse ka dakordësi, mund të thelloj vizionin e draftit që prezantova në 2 maj
8 Qershor, 16:27
-
Tensionet në veri të Kosovës, zv kryeministri i Kosovës: Asociacioni kal troje i Beogradit, kërkojnë një republikë Srpska të re! (DOKUMENTI)
8 Qershor, 14:46
-
Shqipëria draft për Asociacionin e komunave serbe në veri, Hoxhaj: Rama po përpiqet të na ndihmojë, Kosova ta mbështesë këtë iniciativë
8 Qershor, 14:46
-
Jeta e 'ngrirë' në veri të Kosovës
8 Qershor, 13:50