Edhe pse një “njohje de facto” për herë të parë Bashkimi Evropian ka arritur të zgjidhë nyjat për negociatat e Kosovës dhe Serbisë. Megjithse pa nënshkrimin e palëve dhe “kapriçot” nga ana e Serbisë, BE e pa si sukses këtë pikë të negociatave. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mirëpriti pajtueshmërinë mes Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.
Kryediplomati amerikan përgëzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Vuçiç, për lidershipin e treguar për arritjen e kësaj marrëveshjeje.
Edhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç e ka mirëpritur marrëveshjen. Ai ka thënë se në takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit gjithçka është bërë në përputhje me politikën shtetërore. Daçiq ka thënë se në Ohër kanë mbrojtur interesant kombëtare e shtetërore.
“Kishte rrezik që Serbia të akuzohej për kolapsin e dialogut. Tashmë që vihet vija, nuk ka pse të mos thuhet se me politikën e mençur dhe burrështetare të Aleksandër Vuçiqit arritëm të mbrojmë interesat kombëtare dhe shtetërore.” – ka thënë Daçiq, raportojnë mediat serbe.
Kujtojmë se ditën e djeshme Kosova dhe Serbia u përballën me një sërë kritikash nga opozitat e tyre edhe pse në thelb, nuk pati një marrëveshje të nënshkruar. Megjithatë, edhe Presidenti serb Vuçiç edhe Kryeministri i Kosovës, Kurti e kanë paraqitur si sukses. Normalizmi nëpërmjet dy vendeve është një ndër çështjet më të nxehta në Ballkan. Në Ohër, palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave. SHBA-ja e ka mbështetur propozimin e BE-së, i cili më herët është njohur edhe si plani franko-gjerman.
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Kosova dhe Serbia duhet të nisin menjëherë të zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve.
Gjatë një diskutimi virtual me gazetarë, Escobar tha të hënën se pajtimi i arritur më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është marrëveshje “në të gjitha aspektet” dhe është ligjërisht e obligueshme, që do të jetë pjesë e rrugës evropiane të të dyja shteteve.
Zyrtari i lartë amerikan tha se për Kosovën është e rëndësishme që të nisë draftimin e versionit të saj për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ndërkaq, për Serbinë tha se duhet të nisë të njohë dokumentet dhe simbolet shtetërore të Kosovës.
“Kjo marrëveshje është nisja e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë. Ka shumë punë që duhet të bëhet përtej kësaj marrëveshjeje.
“Rruga evropiane [e Kosovës dhe Serbisë] është jashtëzakonisht e kushtëzuar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha ai.
”, tha ai.
Escobar e cilësoi marrëveshjen si “historike” dhe tha se do të ndihmojë partnerët evropianë që palët të mund të zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes.
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka komenuar sot sërish marrëveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.
“Pas bisedimeve të gjata prej 12 orësh, arritëm të gjenim një marrëveshje që do të jetë pjesë integrale e rrugës evropiane të Kosovës dhe Serbisë,” – u shpreh z. Borrell pas arritjes në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së që po mbahet sot.
Kryediplomati i BE-së u shpreh se dokumenti do të jetë pjesë e kapitujve të negociatave të BE-së me Serbinë, si dhe pjesë e kushteve që duhet të plotësojë Kosova, raporton Kosovo-Online.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur pas takimit me kryeministrit e Kosovës, Albin Kurti në Qeverinë e Kosovës.
Hovenier ka kërkuar nga Kurti që të punojë më ta për të zbatuar Asociacionin.
“Ne i mirëpresim të dyja marrëveshjet e arritura. Ne kemi një kërkesë standarde që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit.” – ka thënë Hovenier para gazetarëve pas përfundimit të takimit.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, do të raportojë para ministrave të Jashtëm të shteteve të bllokut evropian lidhur me takimin në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në këtë takim, që u zhvillua më 18 mars nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, palët arritën pajtim për aneksin për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur përsëri për arritjen e pajtimit për zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë më 18 mars në Ohër.
“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike.” – ka shkruar Hovenier.
Ky është reagimi i dytë i Hovenerit për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mirëpriti pajtueshmërinë mes Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.
“Përmbushja e obligimeve sipas Marrëveshjes Bazë, si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për pajtim, do të ofrojë mundësi të mëdha për njerëzit në dy shtetet dhe do të përshpejtojë rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Blinken përmes një deklarate.
Kryediplomati amerikan përgëzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për lidershipin e treguar për arritjen e kësaj marrëveshjeje.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë që të punojnë drejt një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”, tha Blinken.