‘Marrëveshja’ Macron-Scholz: Ukraina duhet të lejohet të sulmojë bazat ushtarake në Rusi
Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari Gjerman, Olaf Scholz dolën dje me të njëjtin qëndrim sa i takon luftës në Ukrainë. Ata thanë se Kievi duhet të sulmojë bazat ushtarke brenda në Rusi.
Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit ndërministror franko-gjerman, Emmanuel Macron doli me një hartë në dorë të kufirit midis Ukrainës dhe Rusisë. Kreu i Elysee u tregoi gazetarëve bazat nga ku nisin sulmet kundër Ukrainës. Të cilat shpesh fshihen pas kufirit, pikërisht në territorin rus.
Presidenti francez shtoi se “ne nuk duhet të lejojmë” Kievin “të godasë objektiva të tjera përveç atyre, sigurisht që nënkuptoj objektiva civile apo objektiva të tjera ushtarake”.
Por ndërkohë, miratimi i qartë nga presidenti francez i propozimit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për të rishqyrtuar kufizimet ndaj sulmeve ukrainase, duke përfshirë edhe armët e NATO-s në territorin rus, e ka detyruar gjithashtu kancelarin gjermane të marrë një pozicion.
Kancelari gjerman Scholz kujtoi Kartën e Kombeve të Bashkuara që garanton të drejtën për vetëmbrojtje për çdo vend anëtar. Me pak fjalë, Ukraina "është sulmuar dhe ka të drejtë të mbrohet". Fjalë që i bëjnë jehonë atyre të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell. Shefi i punëve të jashtme evropiane kishte përmendur gjithashtu Kartën e OKB-së për të kujtuar të drejtën për vetëmbrojtje të një vendi të sulmuar. Por, drita jeshile nga dy peshat e rënda si Franca dhe Gjermania për sulmet e synuara ndaj pozicioneve në territorin rus është një lajm i rëndësishëm./La Repubblica
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
52.8%
-
Jo
42.1%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1942
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Zaporizhia, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre një vajzë vetëm dy muajshe
23 Janar, 07:53
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Arrestohet për pasurim të paligjshëm kryepsikiatri i ushtrisë së Ukrainës, kishte grumbulluar 1 milion $
22 Janar, 17:15