Marrëveshja me kompaninë CEZ për anashkalimin e arbitrazhit ndërkombëtar i ka shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 479 milionë eurosh. Kreu i Kontrollit të Lartë të shtetit Bujar Leskaj ka dëshmuar në Komisionin e posaçëm parlamentar për auditimin e kësaj marrëveshje.
Ai tha se në nënshkrimin e paktit me çekët nuk u morën parasysh opinionet e dy konsulentëve ndërkombëtare të kontraktuar për këtë qëllim, ndërkohë që procedurat e negociatave u shkelën dhe u keqmenaxhuan.
Sipas tij, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë auditime profesioniste por shtoi se, ka pasur shkelje të rënda proceduriale të cilat nuk u morën parasysh nga kunsulentët ndërkombëtar.
“Audituam procedurat. Auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë qenë profesioniste. Ne nuk bëjmë politika, por auditojmë zbatimin e tyre. Audituam procedurat negociatat, strategjinë e grupit të punës. Kemi audituar korespondencën mes institucioneve, si dhe dy konsulentëve ndërkombëtarë. Audituam edhe pasqyrat financiare të CEZ dhe KESH. Janë shkaktuar shkelje të rënda proceduriale, nuk u morën parasysh opinionet e konsulentëve ndërkombëtarë. U shkaktua një dëm prej 479 milionë eurosh. Si pasojë e marrëveshjes, shteti shqiptar do përballet me humbje dhe në të ardhmen” ka thënë Leskaj.
Lidhur me procedurat e marrëveshjes, Leskaj ka shtuar se duhet të ngrihet një komision parlamentar për shqyrtimin e tyre dhe pasojave që kanë shkaktuar.
Leskaj kërkoi gjithashtu edhe rihapjen e hetimit penal mbi këtë çështje, e cila u mbyll më herët nga prokuroria.
“Procedurat e marrëveshjes u keqmenaxhuan dhe u neglizhuan. Të ngrihet një komision parlamentar për shqyrtimin e procedurave dhe pasojave. Kemi bërë kallëzim penal për shkeljet e rënda në marrëveshjen me CEZ për shpërdorim detyre nga Ministri i Energjetikës. Prokurori i çështjes ka pushuar çështjen në kundërshtim me ligjin. Kemi bërë ankimim në Gjykatën e Lartë për vazhdimin e çështjes” tha ai.
Aktualisht janë dy komisione hetimore parlamentare që shqyrtojnë çështjen CEZ. Në Komisionin e sotëm, të ngritur nga Partia Demokratike, hetohen procedurat e zgjidhjes me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve me CEZ.
Ndërsa në tjetrin, të ngritur nga Partia Socialiste, hetohen procedurat e privatizimit të rrjetit të shpërndarjes së energjisë në favor të kompanisë çeke CEZ.
/Shqiptarja.com

VIDEO