Marrëveshja me emigrantët, Rama: Zhurmë vetëm se u ndërtua në një vend jo të BE-së! Në union këto kampe konsiderohen normale, këtu Guantanamo

 

Kryeministri Edi Rama thotë se po bëhet kaq zhurmë për marrëveshjen me Italinë për emigrantët vetëm se kampet janë ndërtuar në një vend që nuk është anëtar i BE. Në konferencën me kryeministren italiane Meloni, Rama tha se këto kampe në një vend anëtarë të BE-së konsiderohen normale, por për faktin se u ndërtua në vendin tonë e quajnë një Guantanamo.

Rama tha se kjo marrëveshje s’ka pasur kontestime nga BE, madje vetë kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur se kjo marrëveshje ka interes të veçantë për vetë Gjermaninë.

“Kjo është një marrëveshje dhe dua ta theksoj se ka pasur konfuzion, jo vetëm që s’ka ndeshur në refuzim apo kontestim të BE, ose të ndonjë vendi të BE. Përkundrazi është konsideruar si një përpjekje për t’u ndjekur në vijim dhe si një proces për t’u vlerësuar hap pas hapi. Kancelari i Gjermanisë, që është lideri i të majtës europiane, është shprehur se kjo marrëveshje ka interes të veçantë për vetë Gjermaninë. Ne s’jemi vend i BE, por jemi vend europian. Nuk është vepra jonë harta aktual e BE. BE është realiteti i parë gjeopolitik që kur bota ka filluar të vizatojë harta, që ka dy kufij, të jashtëm dhe një të brendshëm dhe mu në mes është BP. Për të hyrë në Shqipëri do hysh nga BE dhe për të dalë ndo dalësh nga BE, se s’ke nga del tjetër. Kur një emigrant shkel në Lampedusa, nuk ngel vetëm në Itali, shkal në të gjithë BE. Është një i ardhur në BE dhe shpërndarja do të thotë që të gjitha vendet marrin barrën për të administruar këtë fluks njerëzish. Kjo s’ka funksionuar. Kjo qendra bën zhurmë vetëm për faktin që ne s’jemi në BE. Po të ishte e ndërtuar e njëjta në BE, mund ta gjesh në çdo vend të BE, konsiderohet normal, këtu konsiderohet Guantanamo. Pse për cilën arsye?”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Meloni e Rama inspektojnë qendrat e emigrantëve në Shëngjin, hapen më 1 gusht! Kostoja vjetore 134 mln euro! Dy kryeministrat në një zë: Balta e Rai 3 e turpshme, e pamerituar


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit

Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit