TIRANE- Ministria e Financave ka arritur që të marrë miratim për një marrëveshje “fleksibël”, që shmang “ngrirjen” e shpenzimeve të buxhetit deri në shtator, por se ç’do të ndodhë më tej do të vendoset në bashkëpunim me FMN-në, gjatë vizitës së ardhshme të përfaqësuesve të saj në qershor. Ka zbuluar kështu një detaj të panjohur të negociatave me Fondin Monetar, në bisedimin e djeshëm më një grup gazetarësh, ministri i Financave Shkëlqim Cani.
Sipas tij, qeveria është angazhuar ta mbyllë procesin e likuidimit të borxhit ndaj privatëve më shpejt nga sa kishte rënë dakord me FMN, me synim për t’i dhënë më shumë frymëmarrje ekonomisë. Janë gati 350 milionë dollarë fatura, që qeveria kërkon t’i paguajë brenda muajit qershor, nga të cilat janë paguar afro 150 milionë. Por auditimi i këtij procesi, që pritet të ndodhë në qershor, detyron qeverinë t’i ndërpresë pagesat rreth dy muaj, për t’i rifilluar pas verifikimeve. “Ne kërkuam që procesi të ecë paralelisht, pra dhe auditimi, edhe kthimi i detyrimeve”, tha Cani. Me sa duket, dy palët kanë arritur në një kompromis në këtë drejtim.
Një “pikë e nxehtë” tjetër gjatë diskutimeve ka të bëjë me gjendjen financiare të krijuar nga qarku vicioz i borxheve në sektorin energjetik. FMN kërkon më shumë siguri për të përballuar kostot e faturës për shpenzime të energjisë elektrike në rast se vendi do të përballet me thatësirat. Qeveria mendon se situata e ditëve të fundit me reshjet ka rikthyer optimizmin, duke e bërë të vlerësojë se mund të rihedhë në investime fondet e planifikuara për import. Në muajin mars, plani ishte për të blerë deri në 200 milionë dollarë energji elektrike përmes importit dhe nevoja për gjetjen e këtyre parave ishte kthyer në problemin kryesor, i diskutuar edhe në takimet e Uashingtonit me drejtues të FMN dhe BB (këta të fundit do të ndihmonin qeverinë me kredi të butë).
Në kushtet kur situata hidrike është drejt përmirësimit, qeveria shqiptare mendon se “ngrirja e disa fondeve deri në shtator” nuk është rruga e duhur kur ekonomia ka nevojë për investime dhe likuiditete. Por nuk kanë qenë të një mendjeje ekspertët e FMN-së, sipas të cilëve nuk duhet nxituar për të shpenzuar fondet e parashikuara në kontingjencë për energjinë. Pas reshjeve të pranverës parashikohet të vijojë një periudhë relativisht e thatë gjatë gjithë vitit. Kështu, në qershor ekipi i radhës i Fondit Monetar do të thotë përfundimisht fjalën edhe për përdorimin apo jo të fondit kontigjencë apo nevojës për një kredi të re vetëm për importin e energjisë, për të cilin do të angazhohej Banka Botërore.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com