Marrëveshja me FMN në Kuvend
Cani: S'ka asnjë kusht për taksat

Marrëveshja me FMN në Kuvend<br />Cani: S'ka asnjë kusht për taksat
TIRANE - Qeveria shqiptare nuk ka asnjë marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar për rritjen e taksave. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, duke folur në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, sqaroi marrjen e huasë prej 330.9 milionë eurosh nga FMN. Sipas ministrit, huaja po merret për të mbuluar gabimet dhe shkeljet e qeverisë së mëparshme dhe synon të ruajë stabilitetin ekonomik të vendit.
 
Gjithashtu ministri sqaroi se, norma e interesit të huasë që qeveria shqiptare do të marrë, do të jetë 1.13% +2% dhe do të zgjasë për 36 muaj, ku katër vitet e para do të jenë pa interes.

“Kjo hua që po marrim nga FMN, të tjera që do të marrim nga Banka Botërore si dhe një grant që do të marrim nga BE vërtetë do të shkojnë në mbulim të buxhetit, por si destinacion të drejtpërdrejtë kanë shlyerjen e këtij borxhi të fshehtë që u krijua nga qeveria e kaluar. Pasojë e këtyre politikave që parashtrova më lart sollën kundërveprim ndaj rritjes ekonomike dhe rritën kreditë e këqija në 24%, pati rënie të ndjeshme të kreditimit të ekonomisë në mënyrë të dukshme tani është në terma negativë, pati ulje të ndjeshme të kërkesës në ekonomi dhe siç thashë borxhi publik doli jashtë kontrollit për arsye se shkoi në nivelin mbi 70% të prodhimit të brendshëm bruto”, tha ministri Cani.

Kreu i financave tha se rritja ekonomike gjatë vitit 2013 ra me 10 herë, ndërsa borxhi publik kapi nivelin 70%. Ministri iu referua edhe rritjes së moshës së pensionit dhe situatës energjetike. Por raportimi i ministrit të Financave u shoqëruar edhe me debate mes mazhorancës dhe opozitës, ku kjo e fundit pretendon se qeveria nuk ka asnjë program konkret për huanë dhe rritjen ekonomike.

Marrëveshja e qeverisë shqiptare me FMN-në për marrjen e kredisë prej 330 milionë eurosh, do të diskutohet në komisionin e Ekonomisë edhe me grupet e interesit përpara se të votohet ditën e enjte nga Kuvendi

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç