Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë rreth 15 mijë shqiptarë në Gjermani dhe shtetasit gjerman që punojnë në Shqipëri.
“Kjo është një ditë shumë e gëzuar për të gjithë emigrantët shqiptar në Gjermani, ata të cilët kanë punuar prej shumë vitesh në Shqipëri e tashmë vazhdojnë të punojnë në Gjermani apo ata që kanë punuar në Gjermani dhe tani janë kthyer në Shqipëri, pasi nëpërmjet kësaj marrëveshje ne u japim atyre të drejtën që këto pensione të njihen në të dyja vendet dhe kalkulimi i kontributeve dhe viteve të punës të mos humbasin”, -tha Klosi.
Ndërsa sekretari i Shtetit Gjerman, Asmussen ka vënë theksin se me këtë marrëveshje është bërë një hap i madh i rëndësishëm përpara në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në politikat sociale, në bashkëpunimin ekonomik dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)