Qendrat për pritjen e emigrantëve duhej të ishin gati nga 1 gushti, Report Tv në Gjadër, vijojnë punimet! Ambasadori italian Bucci: Hapen brenda pak javësh

SHËNGJIN- Nga 1 gushti, qendrat për pritjen e emigrantëve në Shëngjin do duhej të ishin në funksion. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë vizitës në Shqipëri pati deklaruar që emigrantët e parë do mbërrinin nga 1 gushti.

"Rendi publik brenda perimetrit të qendrave do të garantohet nga autoritetet italiane dhe të dy qendrat do të jenë operative nga 1 gushti 2024", tha Meloni gjatë inspektimit të qendrave në Shëngjin më 5 qershor 2024.

Report Tv me gazetaren Raziela Myslimaj inspektoi dy qendrat e emigrantëve. Në Shëngjin puna ka përfunduar, ndërsa në Gjadër siç shihet edhe në pamje, vijojnë ende punimet.

Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizzio Bucci inspektoi sot dy qendrat, por ende nuk ka një datë konkrete se kur pritet të mbërrijnë emigrantët e parë. Bucci tha për mediat se puna po avancon dhe gjithçka do jetë gati brenda pak javëve.

“Brenda pak javëve qendra do të fillojë të funksionojë.  Janë punët e fundit për t’u bërë. Siç e keni parë punët kanë ecur shumë mirë. Nëse nesër do të vinit sërish do të shikonit se puna avancon çdo ditë.

Është e vështirë të thuash një datë, bëhet fjalë për pak javë. Qendra do të hyjë në funksionim shpejt. Siç e patë më herët qendra në Shëngjin tashmë është totalisht gati. Por të dyja qendrat do të funksionojnë paralelisht. Në Shëngjin do të bëhen procedurat e para, pastaj këtu është akomodimi.

Nuk mund t’ju jap një datë të saktë, por ju them për pak javë. Siç po e shikoni këtu tashmë kanë ardhur nga Italia Policia e Shtetit, karabinierët, Guardia Di Finanza, personel nga Ministria e Drejtësisë, mjekë dhe infermierë nga Italia. I gjithë personeli që shërben për të funksionuar qendra. Bëhet fjalë për disa qindra persona”, tha ambasadori Bucci.

Punimet në Gjadër u ngadalësuan për shkak të temperaturave të larta, ndërsa pas hapjes, fillimisht pritet që të strehohen deri në 1300 emigrantë. Por, në vijim numri i emigrantëve do të arrijë deri në 3000, sipas marrëveshjes.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët u firmos më 6 nëntor 2023 në Romë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe ngjalli shumë detabe në të dy anët e Adriatikut.

Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit të shkuar, porti i zbarkimit të refugjateve nga vendet e treta do të jetë Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse, ndërsa në Gjadër po ndërtohet kampi ku do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatet nga territori shqiptar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv inspektoi qendrën e emigrantëve në Gjadër, ndërsa siç shihet në këto pamje punimet vijojnë ende. Qendra pritet të jetë gati brenda pak javësh, sipas ambasadorit italian në vendin tonë Fabrizio Bucci.

Kamionët e mjetet e tjera janë ende në terren duke punuar, ndërsa Report Tv sjell pamjet edhe nga brenda qendrës se si duket një dhomë ku do strehohen emigrantët. Një krevat dykatësh dallohet brenda saj, kondicioner, ndërsa dyshekët ende nuk janë vendosur.

Struktura që do të ngrihet në portin e Shëngjinit do të ketë një klinikë mjekësore të dedikuar për kujdesin shëndetësor. Në Gjadër do të ketë tre dhoma për vizita ambulatore, dy dhoma me tre shtretër, një sallë operacioni, një laborator analizash, një dhomë me instrumente për radiografi dhe ekografi, një dhomë për vizita psikologjike dhe psikiatrike.

Një ekip mjekësh do punojnë brenda kësaj strukture 24 orë në ditë: një mjek i specializuar në anestezi dhe reanimacion, një mjek i specializuar në kirurgjinë e përgjithshme, një mjek i specializuar në ortopedi, një personel mjekësor i specializuar në psikiatri, një infermiere, një teknik laboratori, një teknik radiologjie, një punonjës shëndetësor i specializuar në radiologji.

Sipas një tenderi që qeveria italiane kishte hapur më herët për mënyrën se si do garantohet ushqyerja dhe menaxhimi i emigrantëve, pritet që emigrantëve që do vijnë në Gjadër do t’u ofrohen pantallona, një bluzë, një pizhame, tre pantallona të shkurtra dhe tre palë çorape. Emigrantët do të kenë letra higjienike çdo javë, një furçë dhëmbësh në muaj, një pastë dhëmbësh 100 ml në muaj, një shishe shampo dhe një shishe sapun të lëngshëm në javë, si edhe një krehër.

Furnizimet janë përgjegjësi e Ministrisë së Brendshme italiane, e cila po ashtu ka të drejtën të ushtrojë kontrolle nëse emigrantët janë pajisur me sendet e nevojshme.

1722512168_gjader.jpg

Dhomat për emigrantët që do strehohen në Gjadër

 

1722512035_gjader.png

Punime në qendrën e emigrantëve në Gjadër
SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Goditet rrjeti i trafikut të drogës nga Ekuadori në Europë! ‘Koka’ e organizatës Dritan Gjika

Goditet rrjeti i trafikut të drogës nga Ekuadori në Europë! ‘Koka’ e organizatës Dritan Gjika