Goditet rrjeti i trafikut të drogës nga Ekuadori në Europë! ‘Koka’ e organizatës Dritan Gjika

Prokuroria e Ekuadorit zyrtarizoi akuzën për krim të organizuar ndaj trafikantit shqiptar të drogës Dritan Gjika, i identifikuar si bosi i mafies shqiptare në territorin ekuadorian. Po ashtu edhe kundër trembëdhjetë personave të tjerë pjesë e organizatës në vend. Hetimet e Prokurorisë zbuluan një rrjet të rëndësishëm trafiku droge në Evropë përmes porteve të Ekuadorit.

Kjo organizatë ishte e ngarkuar për dërgimin e tonëve kokainë të prodhuar në Valle del Cauca, në jugperëndim të Kolumbisë,  dhe e kamufluar në kontejnerë me eksporte frutash nga Ekuadori, kryesisht banane. Sipas këtij modaliteti, organizata kriminale do të ishte përgjegjëse për të paktën njëmbëdhjetë dërgesa kokaine nga porti i Guayaquil, më i madhi në Ekuador, drejt vendeve evropiane si Belgjika, Holanda dhe Spanja, shkruajnë mediat e huaja. Me Dritan Gjikën, jo pak i rëndësishëm është dhe Mario S.

Gjatë gjithë rrjedhës së kësaj seance, Prokuroria ka paraqitur njëqind elemente dënimi ndaj të akuzuarve. Rasti Pampa është produkt i një bashkëpunimi midis autoriteteve ekuadoriane dhe spanjolle që çoi në një operacion të përbashkët të kryer në fillim të shkurtit, ku 30 persona, 18 në Ekuador dhe 12 në Spanjë,  ekuadoriane, spanjolle, argjentinase, kolumbiane, shqip dhe kinez.

Mes të arrestuarve nuk ishte Dritan Gjika. Sipas Policisë së Ekuadorit, Gjika është i lidhur me biznesmenin ekuadorian Rubén Chérres, i cili u vra vitin e kaluar pas zbulimit të një hetimi policor që hetonte lidhjet e tij me këtë trafikant të dyshuar droge.

Chérres ishte gjithashtu i përfshirë në çështjen Encuentro ose Gran Padrino, komploti i korrupsionit në kompanitë publike, drejtuesi i dukshëm i të cilave ishte miku i tij Danilo Carrera, kunati i Guillermo Lasso, i cili ishte president i Ekuadorit, 2021-2023.

Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës