Marrëveshja me Italinë, anija e parë drejt Shqipërisë! Në bord 16 emigrantë nga Bangladeshi e Egjipti, të mërkurën zbresin në Shëngjin (FOTOT)

Marrëveshja me Italinë, anija e parë drejt Shqipërisë! Në bord 16 emigrantë nga Bangladeshi e Egjipti, të mërkurën zbresin në Shëngjin (FOTOT)

Anija 'Libra' e nisur drejt Shëngjinit

Anija ‘Libra’ e Marinës Ushtarake italiane është nisur drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në kampin e emigrantëve në Gjadër. Media italiane ‘La Repubblica’ ka zbuluar edhe numrin e emigrantëve që ndodhen në bord. Bëhet fjalë për 16 emigrantë meshkuj, të cilët janë kapur në det të hapur, 10 nga Bangladeshi dhe 6 egjiptianë. Anija ‘Libra’ me emigrantët parë e pritet që të mbërrijë në Shëngjin të mërkurën në mëngjes.

Në bord u krye një kontroll fillestar i emigrantëve që do të niseshin drejt Shqipërisë, për të verifikuar nëse ata plotësojnë kërkesat e përcaktuara në protokoll: të jenë me origjinë nga vende të sigurta dhe burra. Në krye të nismës është Ministria e Brendshme, shkruan La Repubblica.

Gratë, të miturit, personat e torturuar dhe të sëmurët dërgohen në Lampeduza dhe aty presin që kërkesa e tyre për azil të shqyrtohet nga komisionet territoriale.

Çfarë ndodh në Shqipëri?

Sapo anija të mbërrijë në portin e Shëngjinit, 16 emigrantët do të zbresin dhe do t'i nënshtrohen një kontrolli të dytë më të thelluar. Më pas ata do të transferohen në Gjadër, rreth njëzet kilometra më larg, ku tre struktura iu dorëzuan Ministrisë së Brendshme italiane më 9 tetor për testim. Qendra ka në përbërje një strukturë ku do të vendosen azilkërkuesit, me 880 vende (nga të cilat deri më sot janë gati vetëm 400, më pak se gjysma), një infermieri me 144 vende dhe një burg i vogël me 20 vende.

Pikërisht këtu, në këtë mega strukturë, emigrantët që i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare. Do të ndalohen me një urdhër ndalimi të nënshkruar nga kuestura e Romës, e cila duhet të vlerësohet brenda 48 orëve nga gjyqtarët e seksionit të imigracionit të Romës. Më pas brenda katër javëve merret një vendim për refuzimin e mundshëm të kërkesave të tyre për azil, i cili do t'i detyronte ata të riatdhesoheshin.

Në një intervistë për La Repubblica dy ditë më parë kreu i qeverisë tha se qendrat për emigrantët nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë shqiptare. I pyetur nëse është i shqetësuar se pakti mes dy vendeve mund të dështojë, kryeministri thotë se nuk ka ka asnjë arsye për t’u shqetësuar dhe kjo do të ndodhë vetëm nëse do ketë arsye apo atëherë kur Italia do të kërkojë që të ndajnë shqetësimin. Rama gjithashtu tha se "Ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave nuk ka asnjë lidhje me qeverinë shqiptare. Do të shqetësohemi vetëm nëse do të përfshihemi nga Italia.” 

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vkrb: 15/10/2024 17:45

    Propagand koti shpenzime pa fund besoj se nuk dp rezistoj dot si mban dot mbyllur ata barbaret do ti ven flaken po familjet si do ti ndajn

    Përgjigju
  • emigranti: 14/10/2024 22:06

    U nis dhe do vije te merkuren? Me qymyr eshte anija?

    Përgjigju
    • emigranti: 16/10/2024 05:01

      Jo Tano, ma shpjego ti. Sa kilometra larg u nis?

    • Tani: 14/10/2024 22:36

      E ke idene nga sa larg eshte nisur .. ?

  • Shteti burdello: 14/10/2024 22:04

    Anije ushtarake me 50 veta ekuipazh shto dhe shpenzimet e cdo lloj tjeter per te sjell 16 emigrant... Burdello ITALI!!!

    Përgjigju
    • Bim: 14/10/2024 22:52

      Thjesht per vota behet, politika e djatht italiane thot po qojm emigrantat ne Shqiperi e ta po fitojn disa vota me shume

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar