‘Riaktivizohet’ marrëveshja me Italinë, anija 'Cassiopea' pritet të sjellë emigrantët më 27 janar në Shëngjin

‘Riaktivizohet’ marrëveshja me Italinë, anija 'Cassiopea' pritet të sjellë emigrantët më 27 janar në Shëngjin

Anija 'Cassiopea'

Pas një pauze më shumë se dy mujore, marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët është aktivizuar sërish. Sipas burimeve, patrulluesi i Marinës Ushtarake italiane "Cassiopea" është nisur nga ujerat pranë Lampeduzës dhe pritet të mbërrije mëngjesin e 27 janarit në Shëngjin.

Ende nuk ka të dhëna sa është numri i emigranteve që do të sjellë, por bëhet me dije se ata janë verifikuar paraprakisht, ndërsa janë marrë të gjitha masat për kryerjen me sukses të këtij operacioni i cili është i treti i këtij lloji.

Prej fillimit të muajit janar në qendrën pritëse të Shëngjinit dhe kampin e Gjadrit është shtuar numri i personelit dhe gjithçka është gati për të vijuar misionin konform rregullave të përcaktuara mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantet.

Disa herë qeveria italiane u ndalua nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Ajo u fut në një betejë me gjyqësorin, për shkak të listës së vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.

Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj, të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta.

Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.

Gjithashtu, në një konferencë më 9 janar 2025 kryeministrja Meloni tha se gjyqtari nuk mund të mos zbatojë sistematikisht ndalimin e emigrantëve që vijnë nga ato vende, por mund të motivojë çështje specifike. 

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • boli: 25/01/2025 09:22

    populli i lezhes te ngrihet e te perzere kete anije,,,nuk duam plehrat e botes ne shengjin.....nuk kemi pse i ndyejme me shume brigjet tona shqiptare,,,i kemi mjaft kosomutet....

    Përgjigju
    • Lin: 25/01/2025 11:13

      Ta mbeshtes mendimin tend 100%.

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë