Hartimi i Protokollit për Migracionin deri në nënshkrimin e tij ka zgjatur rreth 5 muaj. Të gjitha hapat zbulohen në vendimin e arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese.
Mësohet se ka qenë pala italiane që më 23 maj të 2023 përmes ambasadorit të saj, Fabrizio Bucci, që ka përcjellë notën verbale për nisjen e veprimeve prë një marrëveshje të mundshme, ndërkohë që më 21 gusht, pak ditë nga pushimet në Vlorë të kryeministres italiane Giorgia Meloni, (14 gusht 2023) pala italiane përcolli draftin e parë të marrëveshjes.
Hapat deri ne firmosjen e marreveshjes
- 23 Maj 2023 Ambasadori i Republikës së Italisë në Shqipëri,me notë verbale i ka bërë të ditur sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave nisjen e veprimeve për një marrëveshje të mundshme ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë në fushën e migracionit të paligjshëm.
-21 Gusht 2023 pala italiane, nëpërmjet notës verbale të ambasadorit, ka përcjellë draftin e marrëveshjes
-Me urdhrin nr. 99, datë 25 Gusht 2023 të Kryeministrit është ngritur grupi ndërinstitucional i punës me përfaqësues të institucioneve shqiptare për negocimin me palën italiane të projektmarrëveshjes. Grupi i punës kryesohej nga zëvendësministri i Mbrojtjes (Shënim redaksia: Në këtë post Enkelejd Joti) dhe ka pasur në përbërje përfaqësues nga institucione në nivel ministrie: drejtësia, punët e jashtme, financa dhe ekonomia, e brendshmja, mbrojtja, si dhe Policia e Shtetit dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
- Në datat 13 Shtator 2023 dhe 13 Tetor 2023, me autorizim të Kryeministrit, është kërkuar lëshimi i plotfuqisë nga Ministria për Punët e Jashtme për anëtarët e grupit negociator.
- Në datat 25 Shtator 2023 dhe 13 Tetor 2023 ministri për Punët e Jashtme ka lëshuar plotfuqitë për negocimin e projektmarrëveshjes.
- 06 Tetor 2023 pala italiane ka përcjellë një variant të ripunuar të këtij drafti.
Në datat 17 dhe 18 tetor 2023 janë zhvilluar bisedime në nivel teknik për përmbajtjen e projektmarrëveshjes.
Me shkresën e datës 03 Nentor 2023, Ministria e Mbrojtjes i ka bërë të ditur ambasadës italiane dy zonat e identifikuara për t’i përdorur sipas marrëveshjes.
Në të njëjtën datë ambasada italiane ka përcjellë me notë verbale tekstin përfundimtar të Protokollit për Migracionin së bashku me dy anekset e tij. Po kështu, në të njëjtën datë Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar mendim nga institucionet e linjës për projektvendimin për miratimin në parim të Protokollit për Migracionin, të cilat, po brenda ditës, kanë dhënë përgjigje positive duke u shprehur parimisht dakord.
06 Nentor 2023 Këshilli i Ministrave, bazuar në nenin 100 të Kushtetutës dhe nenin 10 të ligjit nr. 43/2016, ka miratuar në parim Protokollin për Migracionin
6 Nentor 2023 u nënshkrua nga kryeministrat e dy shteteve, Edi Rama e Giorgia Meloni.
Lajmi kryesor: