Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka komentuar marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët. Meloni ta se është një marrëveshje me frymë europiane dhe se Shqipëria po sillet si vend anëtar i BE-së. Sipas Melonit, shumë u përpoqën ta pengojnë marrëveshjen, por do të ecin para.

“Sa i takon sigurisë, fokusi po aq i marrëveshjeve të rëndësishme që do fuqizojnë luftën kundër trafikut të drogës janë hallka të rëndësishme që kalojnë nga një vizon i të përballuarit së bashku të fenomenit të migracionit për marrëveshjen tonë për të cilën unë edhe njëherë do doja të falënderojmë Ramën dhe gjithë popullin shqiptar. Ajo që u tregua është fakti që Shqipëria sillet si një vend anëtar i BE. Kam gjykuar dhe vazhdoj që të gjykojë se është marrëveshje me frymë të thellë evropiane, migrimi është fenomen mbarë evropian, marrëveshje novatore që ka ngjallur interesin e shumë vendeve të tjera, jo të gjithë arritën ta kuptonin vlefshmërinë e  këtij modeli, ne jemi të vendosur të vazhdojmë para”, tha Meloni.


Lajmi kryesor:

Shqipëri-Itali, për herë të parë mbledhje mes dy qeverive, firmosen 16 marrëveshje! Rama-Meloni: Ditë historike! Ndërtojmë 7 anije në bazën e Pashalimanit (VIDEO)