LEZHE- Gjadër të Lezhës kanë nisur punimet për ndërtimin e kampit të refugjatëve. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv e publikuar në shqiptarja.com punimet janë në fazë fillestare.

Qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër të Lezhës duhet të jenë gati më 20 maj, kohë kur pritet që të mbërrijnë edhe emigrantët e parë të kapur në det nga autoritetet italiane.

Ata do të priten në një strukturë në Portin e Shëngjinit dhe nga aty do të transportohen me autobusë rreth 35 km në kampin e Gjadrit. Sipas burimeve, fillimisht do të ngrihet një mur rrethues 7 metra i lartë, kjo për të penguar daljen e mundshme të emigrantëve nëse do të ketë tentativa të tilla e më pas godinat.

Në hyrjen e fshatit Gjadër tashmë ka nisur ndërtimi i kampit, por dhe ndërtime të tjera që do të kryhen edhe për sigurimin e ujit të pijshëm,por edhe të elementëve të tjerë për ta bërë funksionale.

Investimi me vlere 653 milion euro po bëhet me fonde të qeverisë italiane bazuar në marrëveshjen Rama-Meloni firmosur në nëntor 2023. Maksimumi i kapacitetit të kampit në një vit do të jetë pritja e 36 mijë refugjatëve. Emigrantët do të qendrojnë në kampin e Gjadrit gjatë periudhës që kryhen procedurat për azil.