Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin "Dritto e Rovescio" në Rete4 ku ka folur sërish për marrëveshjen Shqipëri-Itali për pritjen e emigrantëve afrikanë në 2 qendra të vendit deri në shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil në Itali.
Duke folur në një lidhje ‘skype’ nga Parisi ku ndodhet për konferencën e donatorëve në ndihmë të Gazës, Rama tha se nuk mendonte se një çështje e tillë do të bëhej kaq e madhe, duke shtuar se në emigrantëve që do të strehohen në 2 qendra në Shqipëri do t’u garantohet dinjiteti njerëzor.
Kryeministrin kujtoi se qendra si ato që do të krijohen në Shqipëri, ekzistojnë edhe në vende të tjera si Greqia që është në BE por askush nuk e ka bërë të madhe këtë gjë.
“Nuk mendoj se dikush ka ngritur alarmin për kampet e përqendrimit apo Guantanamo. Ajo me Italinë është një marrëveshje e bërë me shumë kujdes dhe respekt për ata persona që do të jenë më pas objekt i këtij operacioni. Nuk duam të bëjmë diçka që nuk respekton dinjitetin e këtyre njerëzve – shtoi Rama “Ne kemi qenë shumë të kujdesshëm me numrat, metodologjine qe do te ndiqet”.
Kryeministri shqiptar më pas sqaroi se në qendra nuk do të ketë “vetëm meshkuj”, pasi përjashtimi prek vetëm të miturit dhe gratë shtatzëna dhe shpjegoi se “ekspertë italianë dhe shqiptarë kanë punuar për marrëveshjen nga të gjitha këndvështrimet dhe gjithashtu nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare.
Në bazë të marrëveshjes, Italia do të financojë dy qendra për të menaxhuar emigrantët pa leje qendrimi. Këto struktura fillimisht do të presin jo më shumë se 3 mijë persona që do të qëndrojnë aty kohën e nevojshme për të shqyrtuar kërkesat për azil. Do të qarkullojnë në vit deri në 36 mijë persona, natyrisht jo njëkohësisht, pasi kapaciteti maksimal i dy qendrave do të mbetet deri në 3000 persona në muaj.
B.V/B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1568
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festa e Pavarësisë/ Shkrihen 'akujt', Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur (VIDEO)
28 Nëntor, 19:40
-
Itali/ Vrau Nikolin Nikën pas sherrit në lokal, 62-vjeçari shqiptar lihet në burg: Mbrojta veten, më sulmoi! (EMRI)
28 Nëntor, 19:01
-
Endri Tafani: Takimi i Berishës me 'të rinjtë', PD duhet të ndërrojë urgjentisht marketingun politik!
28 Nëntor, 18:16
-
Akuzat e Bardhit në 2021: Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës, u mblodhi firma për Kuvendin e PD! Si përdori në të njëjtën periudhë Artan Hoxha foton e Ramës me Çapjan për ta sulmuar (VIDEO)
28 Nëntor, 17:00
-
Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar
28 Nëntor, 16:34
-
De Rossi: E kanë gabim, të gjithë duan të imitojnë Guardiolën! Në Itali më i miri Gasperini
28 Nëntor, 16:00
-
Linja e mendimit e disa 'intelektualëve' italianë që ndërhyrjen e Nato-s në Kosovë vazhdojnë ta trajtojnë si agresion ndaj Serbisë!
28 Nëntor, 15:15
-
Vlorë/ Rama inspekton punimet në Qendrën Multifunksionale dhe Aeroportin e ri: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit! Punë ditë-natë, natë-ditë
28 Nëntor, 15:00
-
Itali/ Vrasja me thikë e shqiptarit Van Koxha, 2 maqedonas të arrestuar dhe 2 në kërkim! Shkak dhe bastet, vëllezërit policisë: Na therën, na ndihmoni! (FOTOT)
28 Nëntor, 14:54
-
Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)
28 Nëntor, 14:20
-
Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit
28 Nëntor, 13:43
-
Itali/ Gjendet i vdekur me plumb në kokë krahu i djathtë i ‘Zotit të drogës’ Elvis Demçe! ‘Chiapa’ ishte mik i shqiptarit, ja çfarë dyshohet (DETAJET)
28 Nëntor, 12:15
Udheqesi i madh Bablok tall meneren me popolon ALBANISTAN se populli Italina nuk i ha keto batuta demode alla orientale-anadollake
PërgjigjuJa dhe /Karafili i Majit/ e rifilloi kujisjen e zakonshme ,te priteshme kur ben budallalleqe te tilla,/Se dija,se prisja,me keqkuptuan,nuk e mendoja/! Po cfare dije,cfare mendove ti se do te te jepnin Nobelin per paqe, kur firmose?! Dhe mos bej krahasime pa vend,Guantanamo eshte ne territor amerikan edhe pse ne Kuba,nuk vajten amerikanet te firmosnin me Kastrot qe t'ju jepnin zone me /status territorial special juridik/sic po jep ti dhe sa per kampe perqendrimi,te atilla jane dhe jane kudo ne bote,se po te mos ishin kampe,nuk kishin nevoje shtetet te vinin ligje e rregulla kush hyn e kush del,por do te ishte bere kudo han pa porta.
Përgjigju