Ideatori dhe një nga realizuesit e projektit 'TAP', Naskë Afezolli ka folur në një intervistë për emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga rreth marrëveshjes e Shqipërisë me TAP-in. Naskë Afezolli tha se Shqipëria nuk përfiton as gaz dhe as transit fees nga kjo marrëveshje. 

Më tej sipas tij, nëse Shqipëria do të  merrte transit fees, në buxhetin e shtetit do shtoheshin çdo vit minimumi 90 milione dollarë.

“Nëse do merrnim transit fees, ne do të merrnim 90 milionë dollarë në vit. Nuk po them si Gjeorgjia që merr shumë dhe më shumë dhe nëse do të merrnim sa Gjeorgjia, do të skandalizoheshim për shifrën, pasi sot çmimi është 1200 euro për metër/kub dhe nëse do të bënim një llogari do të merrnim 500 milionë euro në vit. E specifikoj nëse do të ishte me çmimin sot dhe nëse do të kishim marrëveshje si Gjeorgjia, por ne nuk mund të krahasohemi me Gjeorgjinë.”, u shpreh në intervistën për Dritare TV, Naskë Afezolli.