TIRANE - Ministria e Kulturës dhe Këshilli Britanik nënshkruan sot protokollin e bashkëpunimit në fushën e politikave kulturore, krijimit të kapaciteteve dhe promovimit midis dy vendeve.
Qëllimet dhe objektivat e këtij bashkëpunimi institucional do të synojnë mbështetje me ekspertë sipas modelit anglosakson në menaxhimin e artit dhe institucioneve kulturore.
Sipas kësaj marrëveshjeje u ra dakord për bashkëpunimin dhe partneritetin e Këshillit Britanik me Ministrinë e Kulturës në implementimin e projektit ‘UNLIMITED’ dhe promovimin e artit gjithëpërfshirës në Shqipëri.
Protokolli i bashkëpunimit u firmos nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Drejtori Rajonal i Këshillit Britanik, Michael Bird.
Redaksia online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com