/ATSH.-B.Jashari/- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, bën të ditur sot në mëngjes se "mbrëmë, pas një diskutimi të gjatë, duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ka ardhur vendi u morëm vesh në parim me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, që të bëjmë marrëveshje të koalicionit për qeverisjen e ardhshme të vendit" dhe së paralajmëron se në vijim do të punojnë në përcaktimin e marrëveshjes, në axhendën, programin, strukturën qeverisëse dhe ndarjen e përgjegjësive.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Mustafa shprehet se "qeveria do të drejtohet nga LDK-ja dhe ndarja e përgjegjësive në të gjitha nivelet do të jetë e barabartë".
Sipas tij, biseda u zhvillua me prezencën e presidentes së vendit dhe ambasadores së SHBA-së.
"Ky takim u bë, pas pajtimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që të negocohet me të gjithë spektrin politik shqiptar dhe të komunitetit pakicë për themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe po ashtu pas shumë deklaratave të AAK-së për koalicionin paszgjedhor", tregon Mustafa.
"I falënderoj partnerët e koalicionit paszgjedhor, Haradinaj, Kurti dhe sidomos Limaj për përpjekjet e përbashkëta që bëmë për të krijuar kushte për një qeverisje krejtësisht tjetër të vendit që ishte synim i shumicës prej nesh, por për fat të keq realizimin e këtij synimi e bëri të pamundur Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe kriteret e përcaktuara për mandatimin e qeverisë por edhe mungesa e gatishmërisë për të reflektuar karshi rrethanave të reja të krijuara", shkruan Mustafa në Facebook.
"Me përkushtimin më të madh do të angazhohem që të realizojmë synimet për një qeverisje të mirë të vendit, për ndërtimin e shtetit ligjor dhe për partneritet evropian", siguron kryetari i LDK-së.
"Në ditët në vijim do të punojmë në përcaktimin e marrëveshjes, që përfshinë axhendën qeverisëse, programin qeverisës, strukturën qeverisëse dhe ndarjen e përgjegjësive, të cilat do të miratohen në organet e LDK-së", përfundon Mustafa.
/Shqiptarja.com