Marrëveshja për detin/ Kryeministri Tsipras: Zgjidhja i jep avantazhe Greqisë

Marrëveshja për detin/ Kryeministri Tsipras: Zgjidhja i jep avantazhe Greqisë

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras në një intervistë për mediat në Athinë ka deklaruar se negociatat me Shqipërinë për marrëveshjen për kufirin detar janë drejt fundit dhe se pakti i jep avantazhe të rëndësishme palës greke. Ai u shpreh se dy çështjet më të rëndësishme që po negociojnë Athina dhe Tirana përveç zonave detare, lidhen me ligjin e luftës dhe me kufijtë.

Por përdorimi i termit “kufij” ka ngritur pikëpyetje në vendin fqinj. Mediat greke ngrenë dyshime nëse kjo lidhet me deklaratën e Hahnit, e cila u interpretua si bisedime Athinë-Tiranë për ristrukturim të kufijve, por si nga komisioneri ashtu edhe pala greke u mohuan.

Jemi në një pikë shumë të rëndësishme, por nuk mund të themi se kemi përfunduar. Ne jemi shumë afër një zgjidhjeje që ka të bëjë me përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive, një zgjidhje që i jep avantazhe të rëndësishme palës greke, por nuk dua të hyj në detaje. Dy çështjet që kanë mbetur përveç ZEE janë ligji i luftës dhe kufijtë, për të cilat ndodhemi shumë afër zgjidhjes. 

Alexis Tsipras

Shefi i qeverisë greke thekson se me Shqipërinë përveç kufirit detar po diskutohet edhe heqja e ligjit të luftës.  

Herën tjetër që të dy ministrat e jashtëm do ta takohen do të dyfishojnë përpjekjet e tyre, pa pasur ndonjë presion të veçantë për të parë se deri në çfarë mase mund të kemi një zgjidhje pozitive sa më shpejt të jetë e mundur.

Alexis Tsipras

Sipas mediave greke marrëveshja pritet që të shtyhet për në muajt në vijim për shkak të presionit të opozitës greke kundër Alexis Tsipras pas marrëveshjes me Maqedoninë për emrin. Opozita në vendin fqinj akuzon kryeministrin Tsipras se marrëveshja me Shqipërinë nuk është në favor të Greqisë. Ndërsa duket se presioni në Athinë detyroi Alexis Tsipras që të shtynte firmosjen e paktit me Shqipërinë për pak kohë.


Faksimile e lajmit ne mediat greke

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albani: 13/07/2018 11:38

    Le ta mbajne ligjine e luftes grekerit kot vetem mos te humbasim territor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit