12 emigrantët e parë në Gjadër, Gjykata e Romës: Duhet të kthehen të gjithë në Itali! Burime: Nesër vjen në Shëngjin anija për t’i marrë

Gjykata e Romës ka dalë me një vendim lidhur me 12 emigrantët e parë që u sollën në Gjadër pas marrëveshjes Itali-Shqipëri. Media italiane ‘La Repubblica’ shkruan se gjyqtarët e seksionit të emigracionit në Gjykatën e Romës kanë vendosur se të 12 emigrantët që u sollën në Shqipëri duhet të kthehen në Itali. Dhe kjo, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga Komisionet territoriale.

Me vendimin e sotëm, 18 tetor, Gjykata e Romës nuk e konfirmoi ndalimin e të 12 emigrantëve nga Egjipti dhe Bangladeshi, të kapur me 13 tetor nga Guardia di Finanza dhe që u sollën në Gjadër dy ditë më parë, 16 tetor. Sipas La Repubblica, vendimi i Gjykatës së Romës, një zhvillim i brendshëm i shtetit italian, bazohet në një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë më 4 tetor për azil kërkuesit e vendeve të pasigurta.

Duke iu referuar edhe Gjykatës Europiane të Drejtësisë, në vendimin e trupës së gjyqtarëve të Romës thuhet se Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye 12 emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali dhe jo në kampe, dhe as nuk mund të lihen të lirë në territorin shqiptar.

“Dy vendet nga vijnë emigrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë të sigurta edhe në dritën e vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë”, argumentojnë gjyqtarët e Romës. Çka detyron Italinë që ti mbajë ata në qendrat e emigrantëve brenda territorit italian.

Burime për Report Tv thonë se nesër mbërrin një anije e vogël në Shëngjin për të marrë emigrantët dhe për t'i kthyer në Itali. 

Ndërkohë, vendimi i gjykatës në romë ka ndezur politikën në Itali. Kryeminsitrja italiane Gorgia Meloni, reagoi pas vendimit por nuk e komentoi atë. Sipas Melonit, tre parti të opozitës Partia Demokratike, 5 stelle dhe aleanca jeshile e majtë, i kanë kërkuar Komisionit Europian nëse synon të hapë një procedurë shkeljeje kundër Italisë për marrëveshjen për flukset migratore me Shqipërinë.

Acarimi i Melonit duket se është më i madh me partitë e opozitës në Itali sesa më vendimin e gjykatës pasi sipas saj këto parti italiane, në fakt po i kërkojnë Evropës të sanksionojë kombin e tyre dhe qytetarët e saj, me qëllimin e vetëm për të sulmuar politikisht qeverinë. Ky sipas Melonit është një turp që nuk mund të mos vihet re.

Ky vendim i gjykatës së Romës është çështje plotësisht italiane dhe nuk ka asnjë lidhje direkte me Shqipërinë përtej faktit që emigrantët u transferuan përkohësisht në qendrat e pritjes në territorin shqiptar, sipas marrëveshjes mes dy vendeve. Kthimi i tyre në Itali është rezultat i vendimeve të autoriteteve gjyqësore italiane, bazuar në vendimin e Gjykatës së Drejtësisë Evropiane. 

Sipas marrëveshjes, Shqipëria siguron pritjen e përkohshme të këtyre emigrantëve, në kampin që është nën juridiksionin italian. Asnjë vendim për azilin e tyre nuk merret nga autoritetet shqiptare dhe as nuk kanë kompetencë për të trajtuar çështjet e tyre ligjore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:42
Marrëveshja për emigrantët, Meloni sulmon opozitën: Turp, po i kërkoni KE që të gjobitet Italia për të sulmuar qeverinë

1729273576_meloni.GIF

Gjykata e Romës vendosi që emigrantët e parë që mbërritën në Shqipëri të rikthehen në Itali, duke e konsideruar mbajtjen e tyre jo të ligjshme.

Kjo ka shkaktuar një debat politik në Itali mes opozitës dhe qeverisë së Gerogia Melonit.

Mediat në Itali shkruajnë se partia në pushtet “Fratelli d’Italia” e quan këtë thjesht një vendim politik, ndërsa opozita e cila mesa duket është gëzuar për mosfunksionimin i është drejtuar Komisionit Evropian për të kërkuar ndëshkim për Italinë.

Georgia Meloni kritikoi opozitën duke thënë se ata i kërkojnë Evropës të sanksionojë Italinë kombin për të sulmuar qeverinë.

“PD, M5S dhe AVS i kanë paraqitur një pyetje Komisionit Evropian nëse synon të hapë një procedurë shkeljeje kundër Italisë për marrëveshjen për flukset migratore me Shqipërinë. E kuptove drejt: disa parti italiane në fakt po i kërkojnë Evropës të sanksionojë kombin e tyre dhe qytetarët e saj, me qëllimin e vetëm për të sulmuar politikisht këtë qeveri. Një turp që nuk mund të kalojë pa u vënë re”, shkruan Meloni.

Ora 19:10
Rrëzimi i paktit Rama- Meloni, Meta: Vendimi rrëzoi edhe Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë

1728043730_ilirmeta.jpg

Kryetari i PL, Ilir Meta, ka reaguar në rrjetin social 'X',  lidhje me Vendimin e Gjykatës së Romës për të rrëzuar paktin Rama-Meloni.

Ai u shpeh se ky është një vendim, i cili sipas tij rrëzon edhe Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.

“Vendimi i Gjykatës së Romës për të rrëzuar paktin Rama-Meloni rrëzon edhe Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë si një institucion të uzurpuar nga Edi Rama që shkel Kushtetutën, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, ligjet ndërkombëtare të refugjatëve e marrëveshjet shqiptare, për refugjatët”, shkruan ai.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/10/2024 04:31

    Po kush eshte ai vend nga ikin emigrantet qe te quhet /i sigurte/?! I bie qe aty te sillen vetem shqipot meqe na quajne vend i sigurte e ndonje si Kosova,Maqedonia,etj.Gati 90 % e vendeve qe jane burim emigracioni jane vende ku lulezon lufta,ose krimi i pergjakshem.S.d.q meqe Italia hoqi tere mundin e ndertoi tere ate kamp,do te isha e mendimit t'ja shiste qeverise shqiptare e kjo t'a kthente ne burg te sigurise se ulet per kategori te burgosurish te moshuar,ose te denuar per krime te lehta.Sa per Gjergj Lucen dhe investimin e tij,le t'a gezoje,por pa dashje me ngjan me nje /La La Land/ moment,sepse me kujtohet entuziazmi i tij kur e hapi dhe /idhulli/ i tij me te cilin kishte veshur cdo faqe muri dhe ja ku jemi tani,Goodbye Mrs.Meloni & Italy!

    Përgjigju
  • nari: 18/10/2024 21:35

    hahhahahaha o cu kenaqem me show politike me rop shpie te dhjefsha portokallin

    Përgjigju
  • Eri: 18/10/2024 20:46

    Ne vend te jete i pavarur dhe ne dobi te se vertetes, gazetari rreket te shkruake se nuk ka lidhje me Shqiperine vendimi i Romes. Kaq dallkauke jane kthyer saqe nuk merret vesh kush shkruan: Rama apo Media. Shqiperia ka lidhje sepse qeveria e saj, kryeministri dhe kuvendi se bashku pranuan nje marreveshje haptazi korruptive dhe ne cenim te te drejtave e lirive themelore te njeriut.

    Përgjigju
  • Gjergj: 18/10/2024 20:36

    Kur teket e njè kryeministri, vlejnè mè shumè sesa institucionet e shtetit,,kur interesi i tij i momentit pèr tu dukur dhe shkèputur vèmendja e shqiptarève nga njerimi qè vjen nga qeverisja e korruptuar,,vlen mè shumè sesa politika nè shèrbim tè qytetarit shqiptar,,atèherè mos tè çuditet askush qè gjykatat europiane,,,e hedhin nè koshin e plehrave,,,letrèn e bakallit ku nènshkruan Rama me atlete. Ky vendim,,,duhet tè kishte ardhur nga gjykata jonè kushtetuese mirèpo me sa duket, do na duhet tè presèm edhe nja 100 vjet tè tjera, deri tè kemi drejtèsi. Shqipèria jonè NUK KA ABSOLUTISHT ASNJÈ INSTITUCION SHTETÈROR MÈ QÈ MERITON EMRIN. Ka vetèm lojrat e njè njeriu qè mè tè madhe ka egon e tij sesa dijen apo idealin. Shqipèria, njè laborator rrumpalle me liliputè qè vetèdeklarohen mbretèr sepse ngatèrrojnè zyrat e pushtetit me pronèn e babait. Kultivoni kèpurdha tani tek kampi i refugjatève,,,kjo njollè e keqe nè tokèn shqiptare.

    Përgjigju
  • xXx: 18/10/2024 20:32

    Ka shtet Italia s'ka kryeminister delirant qe s'e ndal njeri...

    Përgjigju
    • shpata: 19/10/2024 09:03

      Ramaçiçi!

  • ere: 18/10/2024 20:02

    au u cane anijet me 10 jevgj siper kush ti morri ma perpara.

    Përgjigju
    • Edvin: 19/10/2024 06:57

      Racist i shpifur

  • I am: 18/10/2024 19:20

    Te qesh apo te qash vajti kjo pune... Perfundimisht jemi nje shtet bananesh.

    Përgjigju
  • TURPI: 18/10/2024 19:11

    EPO MIRE PRA MBAJINI ATJE NE ITALI........EH ZI ESHT PUNA SA SALI BERISHA E AD SYBARDHI.... KA ITALIA ESHT PLOT E PERLOT.CIAO CIAO

    Përgjigju
  • Hahahaha: 18/10/2024 18:13

    Hahahahaha

    Përgjigju
  • Dmth: 18/10/2024 17:01

    Nje verre ne uje...

    Përgjigju
  • AltinTop: 18/10/2024 16:40

    Populizmi ket bereqet ka..

    Përgjigju
  • Tani: 18/10/2024 16:23

    Mos, ngeli restoranti i Gjergj Luces e Olsi Rames pa kliente.

    Përgjigju
    • Or tej: 19/10/2024 07:45

      Do kete me teper hyrje e dalje or teeeejjjjj

  • Pensionisti: 18/10/2024 16:06

    Fllucka e rradhes e Melonit dhe ketij palloshi tone qe do zgjidhte hallet e Italise. Mire qe mendojn edhe gjykatat e Italise per Shqiperine.

    Përgjigju
  • Emigrante: 18/10/2024 15:49

    Hahahaha.. me shume te fala fashisteve te Italise e kllounit te tyre ne Shqiperi !

    Përgjigju
  • Ops: 18/10/2024 15:04

    Mossss, ngeli luca e kompani pa vjedh me tenderat

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 18/10/2024 20:25

      Ju qe flisni nuk e njihni se nga cila familje rrjedh Gjergj Lluca , ju as te magari e gishtit te kembes nuk I afroheni , me te vertete dy metravend do te marin te gjithe por varet se çfar vendi do te mari , ju me shpirtin e zi ne grop te halese do perfundoni qe do tju hedhin si qente dhe nuk do kujtoheni per shekuj , ndersa Gjergjin do ta kujtojne dhe nuk do ta harojne ato fira familje qe ushqehen prej tij .Turp jeni bere si saliu qe shan me liber shtepie , nuk keni faj se nga ai mesuat me ardhjen e demon-kra-cise .

    • @Eri: 18/10/2024 19:13

      Eri nje ish hajdut, trafikant dhe lepires i qeverise qe e favorizon ne menyre kriminale nuk mund te jete kalores por vetem nje llaxore perfituese qe nuk e di as vete ku do perfundoje.

    • Shqip: 18/10/2024 18:03

      100 burime fitimi ka por ne fund nje meter katror do kete si te gjithe. Me gjith ate lek qe ka sja vlen ti lepije menderen pushtetit. Ka qene edhe me salen edhe me Ramen edhe me dreqin .

    • Eri: 18/10/2024 15:24

      Qaj hallin kaloresit pse i varren kembet o bir. Luca ka 100 burime fitimi, ky nuk i prish pune edhe sikur te ishte i interesuar.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona