Marrëveshja për emigrantët me Italinë, Meta: Bie ndesh me Kushtetutën! CEZ-DIA? Përdoret politikisht nga Rama

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar marrëveshjen për emigrantët me Italinë. Në një dalje për mediat, Meta e cili këtë marrëveshje si aventurën e radhës të Ramës dhe jo një ndihmë për Italinë. Sipas kreut të Partisë së Lirisë, marrëveshja është në shkelje të Kushtetutës dhe të të drejtave të njeriut. Meta thotë se kjo tregoi se Rama po e përdor postin e kryeministrit për favore personale.

“Lidhur me çështjen që ju ngritët për marrëveshjen mes dy kryeministrave, besoj që është tërësisht një marrëveshje problematike që tregon dhe njëherë që Rama përdor pozitën e kryeministrit, për të ofruar shërbime të karakterit personal në kërkim të favoreve personale, për arsye se është një marrëveshje që bie ndesh me Kushtetutës dhe përçmon të gjithë rrugën ligjore që duhej ndjekur. Së dyti, është e qartë se krijon probleme të mëdha për respektimin e të drejtave të njeriut. Probleme serioze për sigurinë, dhe ka sjellë një shqetësim në Itali dhe BE. Është një aventurë e Ramës dhe jo ndihmë për Italinë. Tregon që politika e jashtme është në dorën e një njeriu që e zhbërë Kushtetutën, Parlamentin dhe shpresoj që opozita të bëjë të gjithë përpjekjet e saj për t’i qëndruar parimeve që kanë të bëjnë me demokracinë dhe të drejtave të njeriut”, tha kreu i PL.

Meta u pyet edhe për aferën CEZ-DIA, për të cilën u pyet nga SPAK më 8 nëntor. Ai i qëndroi deklarimeve se kjo çështje po përdoret politikisht nga Edi Rama. Ndërsa sulmoi sërish kallëzuesin Rome Kara, për të cilin thotë se është një kallëzues i rremë i dënuar për mashtrim e falsifikim. Sipas Metës, kjo dosje po përdoret për të larguar vëmendjen nga inceneratorët.

“Ka vënë gjithë papagajtë për të bërë paralelizma me aferën e inceneratorëve, dëmi që kompania DIA ka shkaktuar CEZ apo qytetarëve shqiptarë 4.5 mln euro. Kjo është një përpjekje propagandistike jo vetëm për të spostuar vëmendjen në çështje të gjykuara por për të relativizuar aferën e inceneratorëve, që po shkon gati 1 mld euro. Kërkon një korrupsion të tillë që është kaq evident, incenerator që nuk ekziston që ta relativizojë duke përdorur veglat e tij në drejtësi, propagandë që të vazhdojë të garantojë pandëshkueshmërinë e tij”, vijoi Meta.

Një koment e pati edhe për projektbuxhetin e vitit 2024, ku tha se është antisocial, ndërsa me ironi tha se qeveria është treguar bujare me koncesionet.

“Ka përpjekje për të spostuar debatin nga ky projektbuxhet që ka nevojë për ndryshime thelbësore. Paketa fiskale 2024 synon të gjen eroje të ardhura shtesë duke rritur barrën fiskale për biznesin. Do të ketë vetëm efekte negative. Me buxhetin qeveria tregohen antisociale, nuk ka rritje për familjet n me ndihëm ekonomike dhe pagesat e papunësisë. Nuk parashikuar asnjë fond për familjet e varfra që janë prekur nga rritja e çmimet. Ndërkohë për koncesionet dhe PPP rriten në mënyrën më bujare me 9% më shumë. Qëllimi është përfitimi dhe korrupsioni te PPP, që disa prej tyre”, tha Meta.

Meta ka folur për progres raportin e fundit të Këshillit të Evropës për Shqipërinë. Sipas Metës, progres raporti i KE tregon gjendjen kritike të kapjes së shtetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:52
A ju komunikua akuzë për CEZ-DIA? Ja si përgjigjet Ilir Meta

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur nga gazetarët nëse i është komunikuar akuzë nga SPAK për aferën CEZ-DIA kur u mor në pyetje më 8 nëntor. Meta tha se ka qenë si person në dijeni dhe se nuk ka asnjë vendim që e implikon në kohën kur ka qenë ministër Ekonomie.

Kam qenë si person në dijeni. S’ka patur asnjë konflikt interesi mes meje dhe DIA-s. DIA dhe jo vetëm ajo, kishin raporte vetëm me CEZ. Ishte marrëdhënie mes shoqërive tregtare. Nuk kishte raport me ministrinë e ekonomisë. Me këtë rast dua t’iu siguroj se çdo përpjekje për të përdorur njerëz që kanë qenë të akuzuar, ndjekur penalisht për falsifikim, mashtrim, vjedhje, duke i përdorur si dëshmitarë të strukturuar për të justifikuar akuza politike, do jetë një boomerang. E vërteta tjetër është që qëndrimi i ministrisë së ekonomisë sa kohë kam qenë unë ka qenë vetëm në mbrojtje të interesit publik.

Përpjekjet e Ramës për të riaktivizuar çështje të gjykuara në të kaluarën janë thjesht përpjekjet e tij për të shmangur përgjegjësitë e tij për të gjithë aferë, inceneratorët dhe gjitha aferat e tjera që vetëm sa janë gërvishtur pak”, tha Meta.

Ora 14:47
Progres raporti i KE, Meta: Tregon gjendjen kritike të kapjes së shtetit! Qeveria keqpërdor institucionet, nismat e opozitës mbahen të bllokuara

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat ka folur për progres raportin e fundit të Këshillit të Evropës për Shqipërinë. Sipas Metës, progres raporti i KE tregon gjendjen kritik të kapjes së shtetit.

Meta tha se qeveria keqpërdor institucionet, duke mbajtur nismat e opozitës të bllokuara në parlament, përfshirë edhe ato të Partisë së Lirisë. Sipas tij, se qeveria nuk është e impenjuar për procesin e integrimit të  vendit në BE, por i intereson vetëm pushteti i saj.

Pjesë nga fjala e Metës:

Progres Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2023, tregon një përkeqësim të vazhdueshëm në të gjitha fushat kryesore të funksionimit të demokracisë dhe shtetit. Progres Raporti evidenton krizën dhe mosfunksionimin e Parlamentit. Në vlerësimin e arritjes së kritereve politike, Komisioni Evropian në Progres Raportin 2023 për Shqipërinë konstaton, që “mbikëqyrja parlamentare e ekzekutivit ka mbetur e kufizuar”.

Komisioni Evropian, shpreh kritika për refuzimin e komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara nga opozita, për refuzimin e Kryeministrit për të marrë pjesë në interpelanca, për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Kuvendi, dhe bllokimin e komisionit për Reformën Zgjedhore. Pavarësisht krijimit të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, nuk u arrit asnjë përparim as në miratimin e ndonjë teksti dhe as në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Kjo kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët.

KE e karakterizon situatën politike në Shqipëri “të shënjuar nga polarizimi politik” dhe kjo gjë vërehet më së miri në punimet e Kuvendit të Shqipërisë, ku bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv mes opozitës dhe qeverisë është bërë praktikisht i pamundur sepse qeveria refuzon. Ky konstatim i Komisionit Evropian për punimet dhe efektivitetin e Kuvendit të Shqipërisë, tregon gjendjen shumë kritike të kapjes së shtetit. Partia e Lirisë përmes deputetëve të saj, ka depozituar në Kuvend projektligjin, që do të mundësonte gjithëpërshirjen e të gjitha partive parlamentare në Këshillin e Integrimit Europian, duke krijuar kështu kushtet e nevojshme për një klime politike bashkëpunimi që do të çonte përpara procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, por që prej 1 viti e gjysëm ky projektligj nuk shqyrtohet nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në kundërshtim të plotë edhe me vete ligjin për Këshillin e Integrimit Europian, mazhoranca qeverisëse e ndihmuar nga një Kuvend i kapur prej saj, i keqpërdor institucionet shumë të rëndësishme që duhet të punojnë për të promovuar dhe cuar përpara integrimin Europian. Ne shohim gjithashtu me shqetësim konstatimin e Progres Raportit të KE, ku prej qeverisë shqiptare kërkohet që “Ajo duhet të angazhohet në një komunikim më të fuqishëm publik për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE,”. Ky konstatim e bën me faj qeverinë shqiptare, e cila nuk shihet si një qeverisje që nuk ka angazhimin e duhur për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, qoftë edhe me informimin publik. Ne kete menyre ajo tregon qartazi se ky është një proces fare periferik dhe jo prioritar.

Progres Raporti identifikon korrupsionin si një shqetësim madhor e të gjithëpranuar dhe thekson rritjen e prokurimeve pa garë duke bërë thirrje për transparencë. Progres Raporti thekson se, jo vetëm korrupsioni është një fenomen i përhapur në të gjitha fushat e jetës, por edhe niveli i përgatitjes së institucioneve të vendit për të luftuar dhe reduktuar korrupsionin është “nën mesataren” e duhur. Lufta kundër krimit të organizuar-nën nivelin mesatar. Pra mungesa e vullnetit politik eshte e qarte. Ky konstatim shoqërohet me rekomandimin për “më shumë përpjekje në luftën kundër drogave të paligjshme, në rritjen e kapaciteteve të autoriteteve të zbatimit të ligjit”. Të dhënat për rastet e pastrimit të parave dhe korrupsionit në nivel të lartë mbeten të pamjaftueshm dhe hetimet financiare duhet të zhvillohen më tej,”

Ndërsa një nga faqet me problematike është ajo që ju përket ju, pra mediat. Liria e Shprehjes – përparim të kufizuar, “Shqipëria ndodhet mes njëfarë niveli dhe një shkalle mesatare përgatitjeje lidhur me lirinë e shprehjes,” thekson raporti. KE konstaton që “ndërthurja e interesave të biznesit dhe politikës, mungesa e transparencës së burimeve të financimit, përqëndrimi i pronësisë së medias, frikësimi dhe kushtet e pasigurta të punës vazhduan të pengojnë pavarësinë e medias, pluralizmin dhe cilësinë e gazetarisë. Atmosfera e sulmeve verbale dhe fizike, fushatave të shpifjeve dhe padive për frikësim ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar.” ‘Në korrik 2023 thekson raporti organizatat ndërkombëtare mbikëqyrëse të medias i kërkuan një zyrtari të nivelit të lartë vendor që të përmbahet nga kërcënimet dhe ngacmimi i një gazetareje, pas raportimit të saj për një rast korrupsioni’, shkruan Komisioni Evropian në raportin e tij për Shqipërinë për vitin 2023.

Ky raport i referohet përplasjes së Veliaj ndaj gazetares Ola Xama, e cila duke iu referuar dosjes hetimore për inceneratorin e Tiranës publikoi shkrimin me titull: “Projekti i inceneratorit të Tiranës u inicua nga Erion Veliaj,-thotë SPAK” Komisioni Evropian përmes këtij Progres Raporti njeh gjithashtu shqetësimet për keqpërdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhjet e 14 majit, duke përfshirë edhe problemet e përmëndura në raportin e ODIHR për zgjedhjet e 14 majit, si shitblerja e votës, keqpërdorimi i administratës shtetërore, presioni ndaj votuesve. Raporti thekson se Parlamenti duhet të reformojë menjëherë Kodin Zgjedhor, duke marrë në konsideratë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për diasporën dhe votën e saj në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme problematika si më sipër të mos cenojnë procesin zgjedhor.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë