Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka vendosur të çojë në Kuvend marrëveshjen me Shqipërinë, për kampin e emigrantëve.
Në ditët në vijim Meloni do prezantojë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit detajet e protokollit të nënshkruar në Romë me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të votohet.
Shqipëria ra dakord të mbajë përkohësisht disa prej mijëra emigrantëve që arrijnë në brigjet italiane ndërsa ofertat e tyre për azil janë duke u përpunuar, duke i ofruar fqinjit të saj përtej detit Adriatik një lehtësim në menaxhimin e disa prej mbërritjeve.
Emigrantët do të vendosen në kampin e Gjatdrit dhe do priten në portin e Shëngjinit, ndërkohë marrëveshja do ketë një kohëzgjatje 5 vjecare, me të drejtë rinovimi për 5 vite. Të gjitha shpenzimet do të merren përsipër nga pala italianë. Ndërkohë numri maksimal i emigrantëve që do pranohen në një muaj është 3000.
Marrëveshja ka ngjallur debate si në Itali ashtu dhe në Shqipëri, ndonëse si Rama ashtu dhe Meloni e kanë mbrojtur atë duke u shprehur se marreveshja është në përputhje me konventat ndërkombëtare. Por marrëveshjes ka dalë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz i cili thotë se Shqipëria shpejt do të jetë anëtare e BE, e për këtë arsye vendet e unionit mund të bashkëpunojnë edhe me të, për të luftuar migracionin e parregullt. Polemikat megjithatë duket se do të vijojnë gjatë, duke qenë se dokumenti do të duhet të ratifikohet dhe nga parlamentet e të dy vendeve.
vetem me nje te puthur e morri mareveshjen meloni,,,
Përgjigju