'Nuk është Guantanamo’ – siguron kryeministri Edi Rama në një intervistë për median italiane Tg2 Post lidhur me qendrën e pritjes për emigrantët që mbërrijnë në brigjet italiane duke i ofruar fqinjit të saj përtej detit Adriatik një lehtësim në menaxhimin e tyre.

“ Do të jetë një qendër pritjeje siç parashikojnë normat e BE-së. Shqipëria nuk mund të ofrojë zgjidhjen e çështjes  por mund të japë një dorë nëse funksionon mirë” – u shpreh më tej kryeministri

Duke reaguar ndaj polemikave që marrëveshja e firmosur më 6 nëntor me kryeministren italiane Giorgia Meloni ka krijuar Rama tha Tg2

"Nuk ka përgjigje të përbashkët as në BE dhe as brenda partive politike. Është normale që të ketë një larmi pikëpamjesh. Të mbyllësh gjithçka është e kotë. Hapja pa kriter mund të bëhet shumë e rrezikshme”, – theksoi Rama duke nënvizuar se - ‘duhet të gjithë të ecim në të njëjtin drejtim”

Marrëveshja me Italinë për emigrantët  që parashikon ngritjen e dy qendrave të pritjes një në portin e Shëngjinit dhe tjetra në Gjadër ka ngjallur debate si në Itali ashtu dhe në Shqipëri, ndonëse si Rama ashtu dhe Meloni e kanë mbrojtur atë duke u shprehur se marreveshja është në përputhje me konventat ndërkombëtare.

Sipas marrëveshjes në portin e Shëngjinit do të shërbejë si pikë e parë kontakti për grumbullimin e të dhënave. Më pas migrantët do të transferohen në qendrën e pritjes në Gjadër ku do të nisin procedurat ndaj kërkesave për azil do të duhet të përmbyllen brenda 28 ditëve. Të gjitha shpenzimet do të merren përsipër nga pala italianë. Ndërkohë numri maksimal i emigrantëve që do pranohen në një muaj është 3000. 

Pro marrëveshjes ka dalë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz i cili thotë se Shqipëria shpejt do të jetë anëtare e BE, e për këtë arsye vendet e unionit mund të bashkëpunojnë edhe me të, për të luftuar migracionin e parregullt.

Shënim: Guantamano është burgu në cepin lindor të Kubës i cili ka qënë dikur strehë e 780 personave të dyshuarve terroristë pas sulmeve të al-Kaidës më 11 shtator 2001 në Shtetet e Bashkuara. Deri tani janë transferuar 741 dhe 30 persona kanë mbetur atje, ndërsa 9 kanë vdekur.