Anton Panchev, gazetar dhe albanolog bullgar në një lidhje me Skype për Report Tv ka folur rreth marrëveshjes Shqipëri-Bullgari për njohjen e pensioneve. I ftuar në ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj në Report Tv, Panchev tha se kjo marrëveshje do të rrisë edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Shqipëria do të jetë vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe sigurisht edhe kjo marrëveshje është në kuadër të reformave dhe përshtatjes së legjislacionit me Unionin dhe vendet e BE. Nga ana praktike nuk është se ka shumë vlerë për shkak se pak shqiptare jetojnë dhe punojnë në Bullgari dhe pak bullgar punojnë në Shqipëri. Për edhe sikur një rast të ishte, janë disa qindra, është një marrëveshje e mirë. Është edhe një marrëveshje që do të ndihmojë edhe më shumë lidhjet ekonomike mes dy vendeve tona. Kontaktet ekonomike do të thellohen dhe do të kemi nevojë për marrëveshje të tjera, në fushat ekonomike dhe sociale”, tha Panchev.
Gazetari bullgar foli edhe për situatën politike në vendin e tij, ku të dielën pritet të zhvillohen zgjedhjet e pesta të përgjithshme brenda 2 viteve.
“Për herë të pestë në 2 vite në Bullgari mbahen zgjedhjet. Kemi një destabilitet politik. Edhe e diela pritet të mos prodhojë një qeveri stabile. Palët dhe kampet kanë shumë urrejtje dhe konflikt mes tyre dhe pa kompromise të mëdha vështire se do të ketë qeveri të destabilizuar. Përqindja e pjesëmarrjes në zgjedhje ka qenë në rënie, njerëzit nuk kanë besim. Ka pasur edhe shumë zëra për të ndryshuar sistemin politike, nga një republike parlamentare në një republike presidenciale”, tha në intervistën për Report Tv Anton Panchev, gazetar dhe albanolog bullgar.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë, a po e lufton SPAK korrupsionin?
-
Po
32%
-
Jo
58.7%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 716
Lajme të tjera
-
Integrimi në BE, Propozimi i Bullgarisë për Shqipërinë: Duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut! Nuk votojmë për anëtarësimin e tyre
20 Maj, 20:19
-
Atentat kryeprokurorit bullgar, shpërthim me 3 kg tritol në mes të rrugës! Shpëton mrekullisht zyrtari, autorët në arrati
2 Maj, 13:37
-
Qeveria: Në shtator bonus tjetër për pensionistët prej 5 mijë lekësh, do merren nga taksa e jashtëzakonshme e energjisë
20 Prill, 14:37
-
Pas 3 muajsh protesta, Këshilli Kushtetues i Francës miraton reformën për pensionet! Rritet mosha e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç
14 Prill, 18:31
-
A mund të krahasohen sistemet e pensioneve në Evropë?
12 Prill, 08:48
-
Mosha vetëm një numër, portieri 47-vjeçar vendos rekord në Superligë
11 Prill, 16:33
-
Maqedonia e Veriut nis procedurat për ndryshimet kushtetuese që përfshijnë pakicën bullgare! Bojkot nga opozita shqiptare dhe maqedonase
11 Prill, 15:10
-
FOTO/ Operacion i Europol, arrestohen 22 trafikantë armësh zjarri në të gjithë Evropën
3 Prill, 10:51
-
5 herë zgjedhje ‘shterpë’, Bullgaria mbetet në ‘vend numëro’, rizgjidhet Bojko Borisov! Pjesëmarrje e ulët në votime
2 Prill, 11:10
-
Ngërçi politik në shtetin më të varfër të BE, bullgarët të dielën votojnë për të pestën herë brenda 2 viteve për të zgjedhur qeverinë
31 Mars, 18:26
-
Vijon shkëlqimi i Denni Xhepës, skiatori shqiptar kampion Ballkani edhe në 'Sllallom'
31 Mars, 12:36
-
Nënshkruhet Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, Rama: Garanton të kushtet për dhënien e llojeve të ndryshme të pensioneve
31 Mars, 10:43