/ATSH/- Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave do të nis nesër shqyrtimin e marrëveshjes së huasë për financimin e projektit të rimëkëmbjes së sektorit të energjisë elektrike, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD). Kjo marrëveshje ka synim rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike dhe është në përputhje me programin politik të Këshillit të Ministrave dhe me programin analitik të akteve dhe dokumente të tjera politike.
Marrëveshja e huasë për financimin e projektit të rimëkëmbjes së sektorit të energjisë elektrike, parashikon një kredi në shumën prej 112 100 000 eurosh, e cila do të sigurojë financimin e projektit të rimëkëmbjes së sektorit të energjisë elektrike.
Objektivi kryesor i projektit, sipas relacionit shoqërues të marrëveshjes, është rritja e sigurisë së furnizimit të konsumatorit me energji elektrike nëpërmjet diversifikimit të burimeve të gjeneruara dhe forcimit të integrimit rajonal. Synohet gjithashtu përmirësimi me efikasitetit i sistemit të shpërndarjes së energjisë nëpërmjet zvogëlimit të humbjeve në rrjet dhe përmirësimit të sistemit të mbledhjes të të ardhurave, përmirësimi i tregut të energjisë elektrike, si dhe prezantimi i reformave të energjisë në sektorin e energjisë për krijimin e një tregu konkurrues, reforma të cilat do të ndihmojnë në thithjen e investimeve private dhe reduktimin e rreziqeve fiskale për qeverinë.
/Shqiptarja.com