PRISHTINË - Shkëmbimet tregtare mes Turqisë dhe Kosovës, çdo vit e më shumë po rriten. Ndërsa pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë mes Kosovës dhe Turqisë, do të rriten me qindra miliona euro investimet e Turqisë në Kosovë.
Kështu u tha gjatë vizitës që një delegacion nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe Qeveria e Kosovës, bënë në Odën Ekonomike të Izmirit, në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovar.
Sipas KosovaPress, kryetari i Odës Ekonomike të Izmirit Ekrem Demirtashi, ka shprehur gatishmërinë e bizneseve turke për të bashkëpunuar me Kosovën. Ai ka inkurajuar bizneset turke, që të investojnë në Kosovë në sektorët e prodhimit, për të ngritur ekonominë e re dhe për t'i ndihmuar bizneseve Kosovare. Ai tha se brenda vitit 2014 parashikimet e eksportit nga Turqia në Kosovë janë mbi 200 milionë euro. Dhe për këtë meritë, sipas tij kanë bizneset e Turqisë dhe Kosovës, që kanë një bashkëpunim të mirë.
"Shkëmbimet tregtare mes Turqisë dhe Kosovës, për çdo vit po rriten. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë mes dy vendeve, do të rriten investimet me qindra miliona euro", ka pohuar ai.
Edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini falënderoi kryetarin e Odës së Izmirit për gatishmërinë e shprehur, për të investuar në Kosovë në sektorët e prodhimit.
Politikat fiskale për investitorët turq, ishin një pikë tjetër e diskutimit, të cilët u tërhoqën nga shkalla e ulët e tatimit në koorporata dhe fitim, por njëkohësisht edhe në paga.
Ndërkaq Zv. Ministri i MZHE-së Ramadan Hasani tha se bashkëpunimi mes dy shteteve, në të gjitha fushat është i lartë. Dhe për këtë sipas tij, duhet falënderuar politikëbërja e të dy shteteve që po krijojnë ura ndërlidhëse, për bizneset dhe investitorët.
Ai shtoi se edhe në të ardhmen, do të mirëpriten investitorët nga Turqia, duke pohuar se edhe tani ka shumë investitorë turq, që operojnë në tregun e Kosovës./ATSH/
/Shqiptarja.com