Haki Mustafa do të jetë kreu i ri i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

Haki Mustafa u propozua nga Partia Demokratike në kuadër të marrëveshjes PS-PD mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.
 
Mustafa ka qenë kryetar i minibashkisë nr.11 në zonën e Laprakës, ndërsa në drejtimin e OSHEE zëvendëson Adrian Çelën. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të OSHEE.

Në kuadër të marrëveshjes me PD, Rama ka firmosur dje emërimin e drejtorit teknik të Burgjeve, Arjan Hoxha dhe atë të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Arjan Bylykbashi.

haki mustafa
(Haki Mustafa)

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com