Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se 207 të burgosur janë kthyer në Ukrainë. Ndërkaq, ministria ruse e Mbrojtjes thotë se secila palë ka marrë 195 ushtarë si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi, raporton Sky News.
Ky është shkëmbimi i parë i tillë që nga rrëzimi i një avioni transporti ushtarak rus javën e kaluar, për të cilin Moska thotë se transportonte 65 ushtarë ukrainas përpara një shkëmbimi të planifikuar.
Rusia pretendon se Ukraina e rrëzoi avionin dhe të gjithë 74 personat në bord u vranë.
Ukraina as nuk e ka konfirmuar as mohuar akuzën dhe ka kërkuar prova se kush ishte në bord.
Our people are back. 207 of them. We return them home no matter what.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) January 31, 2024
We remember each Ukrainian in captivity. Both warriors and civilians. We must bring all of them back. We are working on it.
The Ukrainian team has done another excellent job. Budanov, Yermak, Usov, Maliuk,… pic.twitter.com/ZNNdTz3mKO