Ministri i Financave, Petrit Malaj foli gjatë konferencës edhe për marrëveshjen me SHBA për blerjen pajisjeve ushtarake. Malaj tha se është kërkuar nga vetë SHBA që detajet e marrëveshjes të mbahen konfidenciale. Ai theksoi se kushtet e kësaj kredia janë konkurruese në krahasim me kreditë e tjera.
“Marrëveshje financiare që vjen në kuadër të mbështetjes së FA, por edhe marrëveshje strategjike sa i përket marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Është kredi në vlerën e 302 mln dollarë. Është kërkuar nga SHBA që detajet e marrëveshjes të mbahen konfidenciale. Janë kushte konkurruese krahasuar edhe me termat që ne marrim për kredi të ndryshme në sektorë të ndryshëm”, tha Malaj.
Lajmi kryesor:
Ekonomia rritje 4% këtë vit, Malaj: Kemi përfituar 50 mln euro nga rivlerësimi i pronave! Rritja e çmimeve mund të rikthejë Bordin e Transparencës









