Ish-kryeministri Matteo Renzi viziton kampin e Gjadrit: Të kthehet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali

LEZHE- Senatori italian, ish-kryeministri Matteo Renzi ishte sot në qendrën e pritjes së emigrantëve në Gjadër të Lezhës.

Renzi u shpreh se funksioni i kampit të Gjadrit dështoi dhe propozon kthimin e tij në një burg për shqiptarët, të cilët vuajnë dënimin në Itali. Renzi ka theksuar se kjo mund të mundësojë që ata të jenë më afër familjes.

Prej muajsh tashmë Italia po shpenzon qindra e qindra miliona euro për të paguar këtë strukturë që është bosh. Në vend që të shkonin këto para për pensionet e pagat, faturat apo në ndihmë të të rinjve, shkojnë këtu, në një vend që nuk I duhet askujt e nuk duhet gjë.

Është fryt i një marrëveshjeje Rama – Meloni, të gabuar. Është e drejtë të vimë këtu e tu themi italianë shiko ku hidhen paratë tuaja. Shqiptarëve u themi se janë mbi 2 mijë shqiptarë që sot janë në burg në Itali. Nëse kjo strukturë e paguar nga italianët do të shërbente për tu transferuar në burg, të burgosurit shqiptarë mund të zhvendosen këtu. Ata kanë pranë familjet dhe mbajtja e kësaj strukture mund të kishte kuptim' tha Renzi.

Vizita e tij vjen pas vendimit të gjykatës italiane, e cila i dha të drejtë qeverisë italiane, për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët.

Këtu Italia humbi 1 miliardë euro nga buxheti i shtetit. Këto para nuk kanë pse të vijnë në këtë qendër në Shqipëri por të shkojë tek pagat dhe pensionet. Kjo është skandal dhe nuk do të funksionojë. E vetmja zgjidhje është ti jepet Shqipërisë përmes një marrëveshjeje që të presë të dënuarit shqiptarë në Itali. Kjo është e logjikshme. Meqë sistemi nuk funksionon sillni këtu të dënuarit shqiptarë në Itali"

Për zbatimin e kësaj marrëveshje është angazhuar vetë kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cila është shprehur e vendosur për realizimin e këtij objektivi, që sipas saj është përshëndetur nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Lajmi në përditësim...

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën