Rama prezanton kandidatët në Lezhë: Futeshin në burg ministra me urdhër nga i pari i qeverisë, sot drejtësia e pavarur! Lista e PD humbëse, do bërtasin na vodhën

Lezhë- Nga Lezha ku u prezantuan kandidatët për deputet të Partisë Socialiste për këtë qark, kryeministri Edi Rama, u ndal tek drejtësia.

Ai tha se drejtësia më parë ka qenë e kapur nga pushteti, ndërsa ishte reforma në drejtësi nismë e ndërmarrë nga PS, e cila e hoqi kontrollin që politika kishte tek drejtësia.

Kryeministri tha se me urdhër të atij që ka qenë i pari i qeverisë duke iu referuar Sali Berishës kur ka qenë në pushtet, janë burgosur edhe ministra, ndërsa sot drejtësia është e pavarur nga psuhteti.

‘Drejtësinë e ka pasur në dorë vetëm një njeri ai që ka qenë i pari i qeverisë, i burgosuri i fundit politikë është Fatos Nano, sepse e futi në burg bufi i kënetës sepse e urdhëroi drejtësinë që të bëjë një çmenduri politike. Sot ne se kemi më në kontroll drejtësinë kemi bërë një reformën në drejtësi. Janë futur në burg ministra, por me urdhër nga i pari, kurse sot është diçka tjetër. Por sot janë të gjithë të barabartë para ligjit. Ata thonë ku i ke shokët, shihni sa shok kam unë këtu. Bufi thotë më jepni votën në 11 maj dhe më 12 do shkrij SPAK', tha ai.

Nga Lezha, Rama komentoi kandidatët e Partisë Demokratike. Ai e cilësoi listën e kandidatëve të PD, si listë humbëse. 

‘Listë humbëse, për të bërtitur, na vodhën, na vodhën. PS-në e mund vetëm një parti me inteligjencë artificiale', tha ai.

Kryeministri u ndal edhe tek antëtarësimi i vendit në BE, ku tha se brenda mandatit të 4 vendi synimi i PS është që vendi të jetë pjesë e BE.  Ai ftoi të rinjtë që të bëheshin pjesë e projektit të PS për të ardhmen europiane të vendit.

‘Në këtë nxemje të fushatës kemi zgjedhur këto takime me më të rinjtë, sepse përfituesit më të mëdhenj të vendit në BE do të jeni ju. Dhe për këtë arsye unë besoj që ju që jeni këtu, bashkë më të tjerët duhet që të angazhoheni që në 11 maj votuesit e parë të mbështesin negociata për anëtarësim për në BE dhe mbylljen e negociatave në fund të 2027 dhe ta anëtaërsojnë në fund të kësaj dekade’, tha ai.

Rama ironizoi edhe partitë e reja të vogla që kandidojnë për herë të parë në këto zgjedhje.

“Tani, thonë se kanë dalë ca parti të reja. Çfarë të reja? 17 vetë që kanë dalë për dekriminalizim. Unë personalisht nuk mendoj se janë bashkëpunëtorë të krimit. Por janë nën verifikim, parti të reja, as ata se kanë ditur, me kukumjaçka, me individë, ne i kemi vuajtur vetë në të kaluarën”, tha ai. 

Në fjalën e tij, kryeministri, teksa bëri batutë me fjalimin e ministrit Manja, që tha se Edi Rama do jetë në detyrë edhe në fitoren e mandatit të pestë (duke parashikuar një mandat shtesë përtej 2030), kujtoi se për atë mund të fliste vetë.

“Jo se PS nuk do marri mandatin e pestë. Për pjesën time nuk flet Ulsiu, flas vetë. Por Ulsiu deputet po, ministër po, prokuror po, por thonë të tjerët se mos di ndonjë gjë Ulsiu. Ja sa dorëzove ti detyrën, ra qetësia (batutë dhe për foninë që pati probleme)”, tha ai. 

Fjalimin e gjatë, kryeministrit ja ndërpreu një pjesëmarrës i përgjumur.

“A të marrsha të ligat sa ma ke hapur atë gojë, Ok, e mbylla, faleminderit', thë në fund kryeministri. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:37
‘Për këtu e le këtë punë o burrë? I ka fut kokën shoqes te...!’ Kryeministri batuta me të riun: Këtu e gjete, te Shqipëria 2030! Do jesh i Lulit ti, ju ka lënë si zogjt e korbit...

 

Në nisje të fjalës së tij, para të rinjve në Lezhë gjatë prezantimit të kandidatëve të PS-së për qarkun, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama nuk i mungoi ‘thumbimet’ si për të rinjtë në sallë, ashtu edhe për kreun politik, ministrin Ulsi Manja.

Teksa ndjente se mikrofoni nuk kishte lirshmëri, ai iu drejtua Manjës me batuta.

“O Ulsi, mund të ma lësh mua mikrofonin! Kot nuk je prokuror, është profesioni jot, por s’ke çi bën, është sëmundje profesionale”, u shpreh Rama.

Ai ka vijuar më tej me diskursin e tij elektoral, duke shpjeguar përse Shqipëria ndodhet më pranë BE-së si kurrë më parë dhe kjo ishte mundësi që duhej shfrytëzuar.

Por përsëri është surprizuar nga një prej të rinjve në sallë. Ndërsa ka parë nga larg veprimet e tij, kryeministri e ‘ngacmoi’ po me batuta, duke e vënë edhe në siklet, pasi la të kuptohej se ishte pranë me një vajzë.

“Po për këtu e le këtë punë mo burrë? Ncncnc... i ka fut kokën një shoqes së vetë tek qafa dhe s’ka ku e kap tjetër dhe e ka gjet këtu te Shqipëria 2030... Të gjitha bashkë... Të trashëgoheni tani... Për ça m’i ngre ato dy gishtat ashtu... shih... Për ça mi ngre ato dy gishta, apo për të thënë që jeni dy? E morëm vesh. Do jesh i Lulit ti...! Ke ardh për të parë atmosferën! Shumë mirë ke bërë, ulu tani. Po karrige s’mund të kesh ti, ju jeni për të nejt në këmbë, për t'u ulur ulemi ne, kështu rri me ne, bëhu me ne, do e gjesh dhe ti një karrige. Ti në këmbë për momentin, puno me në dhe do ulesh e ti... Apo ke dhe atë para.. I ka lënë Luli si zogjt e korbit, dum karrige këtu, dum atje...!”, u shpreh kryeministri, duke ironizuar edhe kreun e Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha.

Ora 18:28
I riu përgjumet në sallë, Rama bën batutë: Po thoja se kur ta hapi dikush gojën nga ju, do e mbyllja fjalimin! Tani na marrshin të ligat të tjerët

 

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama sot në Lezhë, gjatë prezantimit të kandidatëve socialistë për zgjedhjet e 11 majit para të rinjve, u shoqërua edhe me batuta dhe ironi, si për të pranishmit, ashtu edhe për kundërshtarët.

Një nga momentet më pikante ishte ai në fund të fjalës së kreut të mazhorancës, që u bë shkak edhe për mbarimin e fjalimit.

Ishte momenti kur kryetari i PS pa një prej të pranishmëve në sallë teksa hapte gojën në përgjumje dhe ky çast u bë shkak për përfundim të fjalës, e shoqëruar edhe me një ‘thumbim’.

“Të marrsha të gojës sa ma ke (i drejtohet dikujt në sallë). Dhe unë e thashë nuk iki nga podiumi po nuk hapi ndonjëri gojën atje. Tani që e hapi na marrshin të ligat të tjerët. Faleminderit”, tha ai dhe u largua nga podiumi.

Ora 18:24
Rama: Skënderbeu i vuri gardh Perandorisë, se e dinte që vendi i Shqipërisë ishte në Europë! Zogu vjen vetëm një herë në dorë, e kemi humbur shumë herë trenin e historisë 

 

Teksa shkoi drejt fundit të fjalës së tij para të rinjve socialistë në prezantimin e kandidatëve për qarkun Lezhë në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Rama apeloi që shqiptarët të mos e humbnin përsëri trenin e historisë për anëtarësimin në BE.

Ai shtoi se ky është një “zog që duhet kapur” pasi nuk vjen më herë tjetër dhe Shqipëria e kishte humbur disa herë mundësinë teksa shqiptarët merreshin me njëri-tjetrin. 

Kryeministri mori si shembull heroin kombëtar Skënderbeu, që luftoi perandorinë Otomane sepse e dinte që vendi i tij ishte në Europë, po kështu edhe rilindasi i madh Naim Frashëri, që shprehej se “dielli lind nga perëndon”.

“Fjala ime e fundit është mos e merrni këtë histori lehtë. Mos e merrni si një gjë në dorë, sikur çfarë po bëjmë ne. Merreni si një zog që ju ka ardhur një herë në dorë dhe që është zogu i lirisë, barazisë para ligjit, për të qenë pjesë e një familje të madhe, ku të mëdhenjtë mendojnë për të vegjlit. Shqiptarët e kanë humbur më shumë se një herë trenin e historisë, duke u marrë me njëri-tjetrin, por atë duhet ta ndjesh, ta kuptosh dhe të mos e lëshosh. Kutia e votimit është vagoni i trenit të historisë. Duhet ta marrim dhe pastaj i keni bërë shërbimin më të madh vendit. Skënderbeu e ka këtu larg 100 metra, këtu përkujtohen e bëhen ceremonitë. Skënderbeu i doli për zot Europës, s’kishte BE, megjithatë ai i vuri gardhin këtu perandorisë. Pse? Sepse ai e dinte se me ata andej, nga Perëndimi, është rruga jonë. Pastaj erdhën rilindasit, s’kishte BE, Naim Frashëri i tha shqiptarëve se dielli lind nga perëndon, se drita e vendit është andej. Edhe kur shqiptarët u ngritën dhe thanë se duam ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, dhe vetëm atëherë u kepërdorura ajo parullë. Europa është aty, e askush nuk do na bëjë më ne zbor dhe për herë të parë që nga 1983 në anketim ka dalë për herë të parë më lart për zgjerimin, sepse edhe ata atje e kanë kuptuar se në këto kohë të turbullta duhet të jemi të gjithë bashkë atje, të bashkuar”, u shpreh kryeministri.

Ora 18:15
Rama: Fatos Nano i burgosuri i fundit politik, bufi i kënetës urdhëroi drejtësinë ta arrestojë, institucionet sot nuk kontrollohen më nga pushteti

 

Kryeministri Edi Rama, u ndal edhe tek drejtësia. Ai tha se drejtësia më parë ka qenë e kapur nga pushteti, ku solli edhe rastin e burgosjes së Fatos Nanos, për të cilin e cilësoi si i burgosuri i fundit poltikë që u fut në burg nga Berisha.

Ai tha se tashmë drejtësia është e pavarur nga politika dhe pushteti dhe të gjithë janë të barabartë para ligjit.

‘Ne do jemi krenar shumë vite më votë është ajo që po ndodh me drejtësinë që të gjithë bufat e mëdhenj dhe të vegjël thonë ai në burg ky në burg, por për herë të parë që kur Shqipëria u bë shtet, për herë të parë në histori ka një shfaqje të duarve të drejtësisë pa prangat e pushtet politikë.  Drejtësinë e ka pasur në dorë vetëm një njeri ai që ka qenë i pari i qeverisë, i burgosuri i fundit politikë është Fatos Nano, sepse e futi në burg bufi i kënetës sepse e urdhëroi drejtësinë që të bëjë një çmenduri politike. Sot ne se kemi më në kontroll drejtësinë kemi bërë një reformën nw drejtwsi.

Altin Dumani nuk lindi këto 3 vite ka qenë këtu, nuk e sollën nga hëna as nga Amerika, NGA Shupenza ka bërë shkollën e keni dëgjuar Dumanin ju që thirri këtë e atë jo. Po ndonjë tjetër kishit dëgjuar thirri këtë dhe atë. Nuk ka pasur janë futur në burg ministra, por me urdhër nga i pari, kurse sot është diçka tjetër. Por sot janë të gjithë të barabartë para ligjit. Ata thonë ku i ke shokët, shihni sa shok kam unë këtu. Bufi thotë më jepni votën në 11 maj dhe më 12 do shkrij SPAK', tha ai. 

Teksa u ndal tek anëtasimi i vendit në BE, Rama tha në 11 maj shqiptarët duhet ti japin mesazh BE se e duan vendin në BE.

‘Në 11 maj Shqipëria që del nga zgjedhjet duhet ti jap një mesazh të fortë Europës. Prandaj dhe fushata jonë është me dy flamuj ata i ndjekin të gjitha se ca ndodh, se dhe nëse ne jemi shumicë se duam vendin në be kjo na jep ne më shumë shpejtësi për anëtarësim.  Ata duhet që të shkojnë tek 5 për ti thënë BE ne jemi bashkë dhe e duam vendin në BE dhe duam pasaportën europiane. E mira është që me hyrjen në BE, Shqipëria merr një buxhet ekstra, duke nisur nga pensionet e gjyshërve ose prindërve, më shumë investime, shërbime më të mira dhe të gjitha këto kushtojmë dhe ne i bëjmë me taksa dhe i kemi më të ulëta në rajon, ne e kemi taskën zero për biznesin e vogël.

Nëse sot kthejmë kokën dhe shohim sa mbështetje kemi marr nga BE është diçka më shumë se 1 miliardë në këto vite qeverisje, kurse nëse bëhemi anëtarë më shumë se 1 miliardë ne do ti marrim çdo vit. Bujqësia, ne kemi marr më pak se 200 milionë nga BE në këto vite, dhe janë 300 milionë në vit vetëm për bujqësinë që do të marrim nëse ne do të bëhemi pjesë e BE’, tha ai.

Ora 18:09
Rama ironizon nga Lezha partitë e reja: Çfarë të reja? 17 vetë u kanë dalë për dekriminalizim në lista, s'kanë faj! Rinia është te ne

 

Kryetari i PS-së, Edi Rama, ironizoi edhe partitë e reja të vogla që kandidojnë për herë të para në zgjedhjet e 11 majit.

Ai kujtoi edhe listën e fundit me 17 emra që po verifikohen nga dekriminalizimi.

“Tani, thonë se kanë dalë ca parti të reja. Çfarë të reja? 17 vetë që kanë dalë për dekriminalizim. Unë personalisht nuk mendoj se janë bashkëpunëtorë të krimit. Por janë nën verifikim, parti të reja, as ata se kanë ditur, s'kanë faj, merr këndej e merr andej! Me kukumjaçka, me individë, ne i kemi vuajtur vetë në të kaluarën”, tha ai. 

Dhe në fund një batutë me moshën e kandidatëve të PS për qarkun e lezhës, duke marrë ministrin Ulsi Manja si referencë.

“Kjo është parti e re, me energji, pasion të rinjsh, prurje të reja, komunitete, profesione, por ka edhe eksperiencën. Po ta heqësh Ulsiun nga ky grup, del më i bukur, se Ulsiun s’është i bukur me pa”, tha kryeministri.

Ora 18:06
‘Si ai nuk ka të dytë’, Rama: Kur Luli më thërret ‘O Rameee’, si në hall kur kërkon banjon

 

Kryeministri dhe kreu i mazhorancës, Edi Rama, kërkoi votën e qytetarëve shqiptarë majtas dhe djathtas, edhe për të reformuar politikën dhe partitë, sidomos atë që ai e quajti “tharjen e kënetës”, duke iu referuar ‘bufit” të PD-së, duke ironizuar Sali Berishën.

“Kjo është për qytetarët që në 25 vjet u mësuan me kënetën, nuk thahet ajo kënetë, nuk vijnë kurrë në pushtet, shihni listën e opozitës, ajo është istikam për opozitën. Fiks që në datën 12 të dalin e të thonë “u vodhën, u vodhën”, për atë është bërë. ndaj kjo është një mundësi e artë, që të mos i bien hasha amanetit kombëtar që të bëhemi edhe ne europian. Por edhe nëse ikin nga këneta, e thajnë atë. PS-në ata mund ta mundin vetëm me inteligjencë artificiale, edhe Parlamentin me inteligjencë artificiale, se me deputetë realë nuk kanë mundësi, çfarë t’i thuash. Thonë pse tallesh me Lulin, si ta bësh këtë, ça t’i bësh, zoti Basha ne kemi dy platforma të ndryshme, “O Rame...”, jo se kur kundërshtari thërret duket sikur të kërkon ndihmë, ka hall, e ka marrë malli, sikur do të shkojë në banjë, kjo nuk është tallje, kjo është thirrje. Dhe Luli është më i miri i tyre, Lulin s’e kapin dot ata, më 2021 s’e kapin dot ata, jo kjo duhet thënë, s’e arrijnë dot rezultatin e Lulit më 2021 ata. Por ne jemi një forcë që i çon gjërat para si askush tjetër”, tha kryeministri. 

Më tej ai vuri theksin të rigjenerimi i PS-së me emra dhe djem e vajza të reja, duke i futur edhe në listat e deputetëve. Madje bëri batuta duke u shprehur se vetëm ai dhe Ulsiu ishin më të vjetrit në sallë, duke e cilësuar edhe si “hudhra”.

“Së dyti jemi më të organizuar se të tjerët dhe së treti shikoni këtu, ja, shiko, hiq Ulsiun dhe mua, që jemi hudhra në atë gjerdan, shiko, ja kjo është parti e re”, u shpreh Rama. 

Ora 18:00
Rama: Mos ta çojmë votën dëm, më 11 maj kutitë të jenë plotë për Shqipërinë në BE, përtej të majtës dhe të djathtës! Ajo derë mund të mbyllet, s’ka lidhje me kënetën

 

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje elektoratit të majtë dhe jo vetëm, për të votuar masivisht PS-në më 11 maj, me qëllimin e vetme historik, të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ai theksoi se vetëm nëpërmjet një vote të fortë, jepet edhe mesazhi i anëtarësimit brenda vitit 2030, duke e cilësuar jo votë politike, por “përtej të majtës dhe të djathtës”, sepse ajo mundësi dhe dritare mund të mbyllet papritur. 

“Mali i Zi i ka hapur në vitin 2012, dhe ja ku e keni. Serbia i hapi më 2014 dhe ja ku është, dikur ishin pararoja për të hyrë në BE, tani janë mbrapa nesh. Ndërkohë që negociojnë prej 13 dhe 11 vitesh, ja ku janë akoma. Maqedonia i ka hapur që në 2005 sa ka edhe këtu nga ata që s’kishin lind ende në 2005. -Kur ke lind ti mo? Apo ti ke qenë në gjumë. Opo ça bëhet kështu, keni frikë ju që s’e çoni dorën? (bën batutë me të rjnjtë, pasi asnjëri nuk përgjigjet). Pra më 2002, apo 2003 dhe tani Maqedonia ende s’i ka realizuar. Kurse ne për 3 vjet, t’i mbyllim më 2027, dëgjojeni dhe kuptoheni mirë këtë që t’ia shpjegoni të tjerëve. Ne i morëm dhe punuam, i pamë të gjitha se çfarë kishin bërë të tjerët, por ne jemi përpara sepse punuam. Por fakti kryesor është se situata gjeopolitike është e jashtëzakonshme dhe janë përputhur yjet. Fati i BE-së dhe fatin tonë europian, ndaj ne duhet të tregohemi shumë të shkathët dhe të urtë. Se dera e BE-së është hapur, por mund të mbyllet. Është hapur ajo dikur dhe morën disa vende, madje për shumë kohë nuk u hap më, Kroacia ishte e fundit”, tha Rama. 

Teksa vuri theksin tek përputhja e yjeve të fatit për Shqipërinë në raport me anëtarësimin në BE, ai kërkoi votën masive, teksa vlerësoi punën e grupit negociator që punon natë e ditë duke raportuar detajet teknike çdo javë.

“Ku e dimë ne se si rrotullohet bota, nuk e dimë. Ne negociojmë, dialogojmë, 250 mijë faqe që janë një mal, me ligje, rregulla e vendime, duhet t’i kalojmë nga trupi i tyre ligjor në tonin e të bëhemi një. Ne duhet ta bëjmë këtë ditë-natë, ditë-natë dhe të tregohesh i mençur si popull se çdo gjë tjetër ka negocim, por që koha nuk duhet çuar dëm, kjo s’ka diskutim. Ndaj kur ne të votojmë më 11 maj, ata 1 mijë veta që punojnë natë e ditë, në zyrat e shtetit, apo shkojnë çdo javë atje për punët e raportojnë se çfarë kanë bërë. Ne në 12 numërojmë votat, ata vazhdojnë negociatat. Kjo do të thotë se më 11 maj kutia e votimit duhet të jetë plot e përplot përtej të majtës dhe të djathtës, që të hyjmë në BE dhe nuk ka lidhje jo me kënetën, jo me moçalin, jo hidhu këtej dhe andej”, theksoi kreu i qeverisë.

Ora 17:50
Hapja e negociatave/ Rama: Komisioni Europian na refuzoi 3 herë sepse s’ka qenë dëshira, tani ata duan që ne të hyjmë në BE

 

Kryministri Edi Rama, u ndal edhe tek hapja e negociatave, ku tha se Bashkimi Europian nuk ka pasur dëshirën, por tashmë BE do që Shqipëria të hyjmë në BE pasi ka bërë detyrat.

Ai foli edhe për njohjen e pensioneve për shqiptarët që jetojnë në Greqi. Kryeministri tha se nëse hyjmë në BE do të bëhet njohja e pensioneve automatikisht.

‘Ata që janë jashtë dhe duan njohjen e pensioneve, sidomos në Greqi që një pjesë s’ka dokumente dhe janë në stres se ca do bëjnë me ato vite pune, por në momentin që futemi në BE marrin pasaportën automatikisht dhe s’kanë nevojë për dokumente dhe ju njihen vitet e punës për pensionet dhe mund të bëjnë transferimin nga këtu atje ose nga atje këtu. Por dikush mund të thotë mund të shkojmë në BE dhe ta marrim pasaportën edhe duke votuar kënetën sepse edhe ata këtë thonë do çojmë vendin në BE pa hyrë në problematikat e bufit, që e ka damkën në lule të ballit dhe se di se si mund të imagjinoj dikush se do të ketë të hapur dyert e komunikimit si i kam unë me shumicën qeverisjes.

Ne kemi që në vitin 90 që ëndërrojmë që të jemi si gjithë Europa. Nga ’92 ne jemi përpjekur që të futemi në BE, por ne i kemi bërë detyrat dhe pavarisht kësaj 3 herë rresht Komisioni Europian thoshte shiko se janë disa probleme të tjera, pra nuk kishte dëshira nga ana e tyre që të na hapin derën dhe të na merrnin si është sot.

Për herë të parë, ata duan që ne të hyjnë BE dhe të hyjmë sa më parë, jo se ranë në dashur mene por ne i kemi bërë detyrat tona. Kur kemi marr detyrën në fillim ka qenë e tmerrshme, nuk të shihnin në sy ca ti themi ne tani këtyre dhe nuk kishin as respekt dhe as besim për ne. Ata duan që të zgjerojnë BE dhe të marrin anëtar të rinj dhe anëtarët e rinj më afër derës janë Shqipëria dhe Mali i Zi.

Ora 17:38
Rama: Ka shumë që përpiqen ta zbehin ambicien e Shqipërisë, ja çfarë përfitojnë shqiptarët me pasaportën e BE-së

 

Kryeministri i ka shpjeguar të rinjve përfitimet me pasaportën europiane, benefitet në udhëtime, qëndrim, leje pune, shërbime sigurimi dhe shëndetësore.

Edi Rama, teksa fliste para kandidatëve për qarkun e Lezhës, kundërshtoi edhe ata që kritikonin se BE nuk ka pasaportë, duke shpjeguar se ky dokument simbolik përkthehet në përfitime kur Shqipëria bëhet anëtare e BE-së dhe që janë personifikim i kësaj pasaporte, pavarësisht se në cilin vend je.

“Ka shumë që përpiqen që ta zbehin këtë ambicie për Shqipërinë në BE. Kjo është e kotë se nuk është me ngut se ne e kemi pasapoprtën nuk kemi nevojë për atë europiane. Por ne nuk mund të ndalojmë dot askund, ne shkojmë dhe nuk kthehemi. Secili nga ju e ka kaluar të paktën njëherë kufirin europian dhe shihni se ka dy kategori qytetarësh, ka një tabelë me kurorën e yjeve ku kalojnë ata të vendeve të BE-së, me pasaportën europiane, në krahun tjetër të tjerët. Dhe atje është polici që të pyet për të gjitha e në fund se kur do ikësh. Pasaporta jonë presupozon pa qëndrim, duhet të ikësh, kurse ajo europiane nuk të ndalon askush, pavarësisht se ku je, brenda perimetrit, sikurse je në Shqpëri, Francë, Poloni, apo sikur je në qytete shqiptare. Kurse tani ose shkon për punë, ose të rrijë ilegal, në të zezë, të bëjë ca punë dhe të urojë mos ta kapin, të bëjë ca punë e të kthehet. Ose kur kërkon patjetër t’ia dali, bie pre e rrjeteve kriminale. Kështu që pasaporta e BE-së është një projekt i madh. Jo vetëm kaq, por kjo pasaportë është edhe për studimet në Europë. Pra një student polak që shkon në Spanjë është njësoj si ai spanjolli, me të njëjtat të drejta, sikurse nga Lezha të studiosh në Tiranë. Ata nuk i ndajnë studentët në spanjollë dhe të tjerë, italianë e të huaj, ata i ndajnë të BE-së dhe nga jashtë BE-së. Do kërkosh një punë, tjetra, është njëlloj sikurse do e kërkoje në Shqipëri, apo sikur do qëndroje në Shqipëri, apo nëse ke leje pune. Të gjitha këto ndryshojnë, janë pasaportë e BE-së. E kemi dhe në anglisht nga pasaportë shqiptare në pasaportë europiane”, tha kryeministri.

Por jo vetëm kaq, ai shpjegoi edhe përfitimet shëndetësore, nëse një qytetar shqiptar do të ndihet keq aty ku ndodhet apo nëse ka nevojë për të kryer kontrolle, analiza dhe ndërhyrje mjekësore.

“Në rast se do shkosh për vizitë te mjeku, duke qenë se shkon pa vizë, e ke të vështirë për faktin se është shumë shtrenjtë. Se nuk je pjesë e sigurimeve të BE-së. Në momentin që vendi bëhet anëtar i BE-së dhe pasaportën e BE-së merr e një kartë të sigurimeve shëndetësore të BE-së, ku në çdo lloj vendi të BE-së apo derë, ke të njëjtat benefite me qytetarët e atij vendi. Këto janë aspektet drejtpërdrejtë personale të këtij anëtarësimi”, shpjegoi kreu i mazhorancës.

Ora 17:30
Rama nga Lezha: Brenda mandatit të 4 fusim vendin në BE, përfituesit më të mëdhenj të rinjtë

 

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qarkun e Lezhës ku po bëhet prezantimi i kanddiatëve për deputet për këtë qark.

Fjalën e tij, Rama, e nisi me një batutë për fjalimin e ministrit Manja, që tha se Edi Rama do jetë në detyrë edhe në fitoren e mandatit të pestë.

Kryeministri u ndal edhe tek antëtarësimi i vendit në BE, ku tha se brenda mandatit të 4 ky synim do të realizohet. 

‘Jo se PS nuk do marri mandatin e pestë, po për pjesën time nuk flet Ulsiu, flas vetë. Por Ulsiu deputet po, ministër po, prokuror po, por thonë të tjerët se mos di ndonjë gjë Ulsiu. Jemi në këtë sallë që është më në fund si i ka hije ambicies së Pjerinit për Lezhën. Kemi pasur takime këtu dhe kemi mbjell fitore të bukura dhe më ka munduar fakti që salla ishte në një pikë të hallit dhe sot jam mirë që s’është vetëm pamja e rinis së Lezhës, po edhe ky mjedis që është në lartësinë së ambicies së Pjerinit për Lezhën.

Por unë do ndal tek kryetema që është Shqipëria në BE. Në këtë nxemje të fushatës kemi zgjedhur këto takime me më të rinjtë, sepse përfituesit më të mëdhenj të vendit në BE do të jeni ju. Dhe për këtë arsye unë besoj që ju që jeni këtu, bashkë më të tjerët duhet që të angazhoheni që në 11 maj votuesit e parë të mbështesin negociata për anëtarësim për në BE dhe mbylljen e negociatave në fund të 2027 dhe ta anëtaërsojnë në fund të kësaj dekade. Eshtë e rëndësishme të jemi të informuar mirë kur flasim për be dhe pse duhet që të hyj në BE. Te jemi të informuar mirë duke nisur nga një fakt i thjeshtë sepse ka shumë njerëz që nga padija e zbehin këtë ambicie të mandatit të 4 duke thënë ne nuk kemi asnjë ngut dhe kjo puna e pasaportës është kot se ne e kemi dhe lëvizim ku të duam por nuk ndalojmë dot ku të duam’, tha ai.

A.Q/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit