PERSONAZH/ Nënë Liza, gruaja ikonë e ruajtjes së traditës, 83-vjeçarja shet ende punët e saj me shtiza e grep (VIDEO)

LEZHE- Nënë Liza është gruaja ikonë e ruajtjes dhe përçimit të traditës. Çdo ditë e shohim në një rrugicë të qytetit të Lezhës, teksa thur me shtiza triko, jelekë, çorape si dhe qëndis mbulesa, shami e aksesore te tjerë. 

Në stendën e nënë Lizës nuk mungojnë veshjet e gruas mirditore, pjesa më e rëndësishme e identitit kulturor të vendit të saj të origjinës. Liza Gjikolaj është 83-vjeçe dhe detyrohet të shesë në rrugë punimet e saj të dorës, diktuar nga kushtet e vështira ekonomike.

Nënë Liza tregon për Report TV se ka mësuar të thurë me shtiza dhe të qendisë me grep që në moshë fare të vogël. 

"Nuk kishim si të jetonim. Bënim çorape e rrobat me dorë. Kishim 4 kalamaj. Nuk mund të rri pa punuar" thotë ajo.

Punimet artizanale me grep e shtiza, janë për 83-vjecaren pasion i kahershem por dhe mjet fitimi pasi pensioni është i pamjaftueshem për të përballuar jetesën. Nënë Liza na tregon se kohët e fundit shitjet kanë rënë ndjeshëm megjithatë ajo do të punojë derisa të ketë fuqi. 

"Pa lodhje nuk ka punë. Prej 10 vitesh që jam në Lezhë jam marrë me këtë punë. Tani të rejat nuk i vënë pe gjilpërës, se nuk kanë as nevojë por ne nuk kishim" thotë Nënë Liza.   

Në një botë që ndryshon me ritme të shpejta drejt industrisë e teknologjisë, Liza Gjikolaj është shembulli më frymëzues i përkushtimit ndaj punës dhe ruajtjes së vlerave të trashëgimisë, ku një pjesë të rëndësishme e zënë punimet artizanale. 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kursee: 23/03/2025 17:50

    Duhet te hapen degë kurse profesionale per keto punime fantastike qe brezi i ri ti mesoje kush e ka pasion !

    Përgjigju
  • Arian: 23/03/2025 16:47

    Jam plotësisht dakord por "vjedhjet mirditore"?! Se po na vini në sedër tani. Ejani në Përmet dhe shikoni "vjedhjet" tona!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit