Sot marrëveshja VV-LDK/ Nesër mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re, Haradinaj: Proces i rëndësishëm

Sot marrëveshja VV-LDK/ Nesër mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re, Haradinaj: Proces i rëndësishëm

Dita e sotme pritet të jetë shumë e zënë për LDK-në dhe VV-në, që e kanë afatin e fundit për të arritur marrëveshje për koalicion, para seancës së 3 shkurtit. Ndërkohë ka ardhur edhe një reagim nga kryeministri  në detyrë, Ramush Haradinaj.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Haradinaj duke e quajtur një lajm të mirë marrëveshjen në mes të partive që dolën të parat në zgjedhjet e tetorit, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës

“Lajmi që i gjithë procesi negociues është përmbyllur me dakordim nga LVV dhe LDK është veprim i duhur dhe konkretizimi i mirë, që respekton rezultatin zgjedhor. Tashmë është e domosdoshme të formohet qeveria sa më shpejtë”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj tha se për proceset e rëndësishme që e presin Kosovën kërkohet lidership. Dhe ai është i bindur se kjo është shpërfaqja e parë e mashtrimit të madh të Albin Kurtit si kryeministër.

“Kosovën e presin punë të mëdha dhe procese të rëndësishme, për të cilat duhet lidership, qëndrime konsistente dhe institucione kredibile dhe të qëndrueshme. Qëndroj i bindur se agonia e tejzgjatjes për ndarje të posteve është vetëm shpërfaqja e parë e mashtrimit të madh me të cilin do të identifikohet Albin Kurti si Kryeministër”, shkruan Haradinaj.

Gjatë ditë së djeshme mediat kosovare raportuan se është arritur një marrëveshje mes VV’së dhe LDK’së, gjatë takimit të fundit mes përfaqësuesve nga të dy partitë më të mëdha në vend.

Në qeverinë e re të vendit, që pritet  ta udhëheqë kreu i VV’së, Albin Kurti, do të jenë gjashtë ministra nga radhët e partisë së tij.

Ndërsa edhe LDK’ja do të ketë po ashtu gjashtë ministra në Qeverinë Kurti, ndërsa tri ministri do të udhëhiqen nga përfaqësues të pakicave në vend. 

Kurti mori më 20 janar mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa kërkoi që Kuvendi të mblidhet një ditë para skadimit të afatit kushtetues prej 15 ditësh për formimin e qeverisë.

Kërkesa e tij u bë teksa ende nuk është arritur marrëveshja e pritur me LDK-në për formimin e qeverisë.Dy partitë po negociojnë për të formuar koalicionin qeverisës pothuajse prej kur kanë përfunduar zgjedhjet e vjeshtës së kaluar. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 02/02/2020 09:50

    Ndoshta mund te kete jete kjo Qeveri me keto nerskamsa. Apo ndoshta mund te jetton deri sa te "zatet ne talle" per Presidentin dhe te rfillon kanonaden e re me inate te vjetra.Ndoshta prap gjendet ndonje 'veteviktimizues" si Glauku(Konjufca) qe u gjet ne keto momente.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme

Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme