Marrëveshje kulturore midis
Shqipërisë e Maqedonisë

Marrëveshje kulturore midis<br />Shqipërisë e Maqedonisë
TIRANE- Ministrja e Kulturës së Maqedonisë, Elizabeta Kanceska Milevska, pasi ka vizituar gjatë ditës së djeshme  Tiranën, ka realizuar edhe një takim  me  ministren  e Kulturës, Mirela Kumbaro, ku kanë  nënshkruar edhe një protokoll bashkëpunimit në fushën e kulturës ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë. Gjatë konferencës për shtyp që kanë mbajtur mw mesditë, ministrja Kumbaro, tha se marrëveshja synon të hartojë një projekt të përbashkët në restaurimin e monumenteve  në insitututet e monumenteve të kulturës.

“Në kontributin e historisë së kulturës shqiptare e maqedonase, do të intesifikojmë marredhëniet midis dy vendeve, duke ndërmarrë aksione konkrete me një vullnet të përbashkët për ngritjen e kultures në çdo fushë”, ka theksuar veç të tjerash gjatë konferencës ministrja Mirela Kumbaro.

Nga ana tjetër, edhe ministrja  Elizabeta Kanceska Milevska, pasi theksoi se nënshkrimi i dokumentit  vlen deri në vitin 2020 dhe se deri më tani janë realizuar mjaft projekte të përbashkëta të sukseshme,  sqaroi se “kemi biseduar edhe më pare por edhe sot me Kumbaron për realizimin e projeketeve  shumë të rëndësishme në fushën e kulturës, atë të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, bashkepunimit në teatër, muzikë e folklor dhe çdo lloj zhaneri artistik”.

Sakaq edhe në fushën e kooproduksionit priten të realizohen në vijimësi të marreveshjes mjaft bashkepunime ndërkufitare.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf