Marrëveshje të re për emigrantët? Rama në Luksemburg: Jo me vende të tjera! BE kurrë nuk do të ketë një anëtar më besnik se ne

Kryeministri Edi Rama nënvizoi edhe një herë se nuk do të ketë marrëveshje me një tjetër shtet si ajo me Italinë për emigrantët.

“E kam shpjeguar gjatë për gazetarë të panumërt në Berlin dje, për arsyen se Shqipëria e ka bërë marrëveshjen dhe si e shohim ne këtë dukuri. Edhe njëherë pikësëpari PO (përgjigja për Italinë). Eshtë kërkuar nga të tjerë dhe kemi thënë JO. Gjithkush duhet të kuptojë se marrëdhënia jonë me Italinë është shumë e veçantë dhe shkon pas në kohë, me shumë volume domethënëse dhe veprimi më gjatë se prej 30 vite të fundit, që kur dolëm nga gropa e ferrit nga regjimi komunist mizor, që kur u larguam nga brigjet tona dhe Italia hapi krahët për ne.

Apo që kur Italia erdhi të na shpëtonte nga një katastrofë financiare e rënies së piramidave. Për të ardhur te ato që komisioneri përmendi si fillesë të kësaj marrëdhënieje, italianet erdhën të parët për të shpëtuar shqiptarët nga rrënojat e tërmetit.

Ne nuk jemi vend i BE, por ne jemi E... i Europës. Gjeografia jonë flet shumë për atë që kemi bërë me Italinë. Kjo tregon pse Bashkimi Europian dhe ne duhet të qëndrojë bashkë. Duke garantuar një qasje gjithësore të Bashkimit Evropian të këtij fenomeni. Tjetër gjë të godasësh emigracionin e paligjshëm dhe tjetër të punosh për të.

Jemi shumë të prirur për të bërë çdo gjë të nevojshme për të bërë çdo gjë për anëtarësimin në BE. Jemi të vetëdijshëm për pozicionin tonë, edhe pse jam më i gjati ndër kryeministrat.

Për të voglin ka punë të madhe. Kur hyn në një familje të madhe, nuk duhet të zgjedhësh gjithmonë ëmbëlsirat apo gjërat e shijshme, por edhe gjërat e tjera që s’janë të shijshme dhe që duhet ta bësh. Kjo është veçoria e kësaj familjeje, të qenit besnik deri në fund. U kam thënë edhe më parë, Bashkimi Evropian s’do gjejë kurrë një anëtar besnik se Shqipëria”.


Lajmi kryesor:

Shqipëria hap grup-kapitullin e parë me BE-në! Rama: Gur themeli për rrugëtimin tonë! S'kemi plan B! Hungaria: Përshpejtoni zgjerimin! Varhelyi: Integrimi të bëhet i mundur brenda 2030 (Konferenca)


S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)