Lufta kundër migracionit të paligjshëm/ Von der Leyen letër vendeve të BE: Të krijojmë qendra të ngjashme si ato të marrëveshjes Itali-Shqipëri

Lufta kundër migracionit të paligjshëm/ Von der Leyen letër vendeve të BE: Të krijojmë qendra të ngjashme si ato të marrëveshjes Itali-Shqipëri

Ursula von der Leyen

Të krijojmë qendra të ngjashme migrantësh si ato të marrëveshjes italo-shqiptare, thotë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një letër dërguar liderëve të BE-së përpara Këshillit Evropian më 17-18 tetor. 

“duhet të vazhdojmë të eksplorojmë rrugët e mundshme për të ndjekur në lidhje me idenë e zhvillimit të qendrave të riatdhesimit jashtë BE-së, veçanërisht në funksion të një propozimi të ri legjislativ për riatdhesimet. Me nisjen e operacioneve të parashikuara nga protokolli Itali-Shqipëri, do të mund të nxjerrim edhe mësime praktike”, shkruan shefja e Komisionit ndër të tjera.

Von der Leyen u kërkon krerëve të shteteve dhe të 27 qeverive të Unionit, që “të punojnë në mënyra inovative për të luftuar migracionin e paligjshëm".

"Rishikoni listën e vendeve të sigurta. Ne jemi angazhuar tashmë për të rishikuar, deri në vitin e ardhshëm, konceptin e vendeve të treta të caktuara të sigurta. UNHCR dhe IOM janë të gatshëm të punojnë me BE-në në një qasje që përfshin të gjithë procesin, duke ndihmuar ata që kërkojnë azil pa pasur nevojë të ndërmerrni udhëtime të rrezikshme nëpër Mesdhe”, thekson von der Leyen, duke iu referuar kështu qendrave jashtë BE-së dhe modelit Itali-Shqipëri.

Dhe më tej vijon teksa vë theksin te bashkëpunimi:

"Përmirësimi i bashkëpunimit për ripranimin është një interes i BE-së që duhet të reflektohet mirë në marrëdhëniet tona me vendet partnere. Duke punuar së bashku dhe duke përdorur mundësitë e ofruara nga Kodi i Vizave, ne kemi treguar se BE-ja mund të inkurajojë partnerët të punojnë më lehtë me ne për ripranimin dhe ta bëjnë bashkëpunimin me shtetet anëtare më koherent".

Von der Leyen liston edhe një grup vendesh.

“Iraku, Bangladeshi dhe Gambia janë të gjitha rastet kur angazhimi me partnerët sipas nenit 25a të Kodit të Vizave ka ndihmuar në stimulimin e veprimeve”, shton ajo, duke treguar se “BE duhet të jetë gati të përdorë ndikimin e saj jo vetëm në politikën e vizave, por edhe në fusha të tjera, si tregtia”.

"Imigrimi do të vazhdojë të jetë një sfidë themelore e përbashkët. Në përgjithësi ne duhet të vazhdojmë të ndjekim një qasje globale për menaxhimin e migracionit. Kjo duhet të kombinojë veprime të forta të brendshme dhe të jashtme, me mbrojtje më efektive të kufijve të jashtëm të BE-së dhe një luftë të vendosur kundër kontrabandës së emigrantëve, duke trajtuar shfrytëzimin e migracionit si një kërcënim hibrid, duke rritur kthimet dhe duke zhvilluar partneritete globale të dobishme reciproke, të cilat ndihmojnë në adresimin e shkaqeve rrënjësore të migrimit, duke mbështetur objektivat e BE-së, në lidhje me përafrimin e vizave dhe ripranimit politikë”, shkruan më tej shefja e Komisionit të BE.

Rritja e mundësive për "migrim të ligjshëm", sipas von der Leyen, do të ndihmonte partnerët të punojnë për të luftuar ato të paligjshme dhe do të kontribuonte në "përmbushjen e nevojave të tregut të punës të Bashkimit".

"Kjo është një seri zgjidhjesh evropiane për një sfidë evropiane. Na pret një agjendë intensive legjislative dhe operacionale dhe ne duhet të sigurojmë që burimet tona të përputhen me ambiciet tona", përfundon presidentja e Komisionit Evropian.

/Marrë nga TGCOM24/

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/10/2024 03:59

    Moj zonjeze,marreveshja mes Italise e Rames,ishte nje marreveshje qe u be pa u pyetur populli shqiptar.Rama e beri me iniciativen e tij dhe populli e dha opinionin e tij ne sontazh se cfare mendonte per te.Po te ishte nje shtet tjeter,apo popull tjeter,kryeministri nuk do te guxonte kurre te bente nje gje te tille me koken e vet.Dhe per Evropen do te jete shume e veshtire per te gjetur nje shtet tjeter dhe do t'i duhej t'i bente premtime shume interesante ati shteti qe te pranonte,pa llogarritur qe vete shtetaret duhet te marrin opinionin e popullit per nje gje te tille,me perjashtim te autokrateve qe nuk pyesin per asnje e asgje.Ajo qe e gjej problematike eshte fakti se si na konsideroni neve e te ngjashmeve, si vende te sigurta,por te treta dhe se dyti e quaj te padrejte qe vende si Italia,etj qe kane plot territor e mundesi te ua lene vendeve te treta emigrantet.Ne nuk jemi Meksika,qe ndan kufirin me U.S dhe keta te fundit i kerkojne te mbajne emigrantet e A.latine,as Ruanda qe GB e mendoi si zgjidhje.Po na trajtoni si fusha mbetjesh njerezore dhe kjo nuk eshte e drejte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës