Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u pyet nga gazetarja Esiona Konomi lidhur me spekulimet se ka një marrëveshje me PS që Sonila Bejtja të bëhet komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ai tha se Bejtja është tërhequr nga gara.

Sipas Bardhit, Bejtja ka dërguar një email, përmes të cilit sqaron se ka menduar se procedurat do të zgjasnin dhe deri atëherë do të ishte zëvendësuar si gjyqtare në Kushtetuese. Bardhi tha se sa të jetë ai në krye të grupit parlamentar s'do të ketë bisedime nëpër kafene. 

"Sonila Bejtja, anëtare e Kushtetueses, ka njoftuar komisionet parlamentare për tërheqjen e saj nga gara menjëherë sa është shpallur për shkak se ka papajtueshmëri për funksionin e anëtarit të Kushtetueses. Në email argumenton se nuk ka menduar që procedura do përmbyllet në një afat kaq të shpejtë. Pra ka gjykuar që procdedura do të merrte kohën e vet dhe do të korrespondonte me largimin e saj nga detyra.

Për pasojë nuk ka asnjë marrëveshje të tillë. Dua të sjell në vëmendje që edhe legjislaturën e shkuar Avokati i popullit nuk është zgjedhur me konsensus për një arsye të vetme: Sa të jem unë kryetar i grupit të PD nuk ka për të pasur asnjë bisedim në kafenetë e kuvendit. Çdo diskutim të bëhet në organet e kuvendit.', tha ai.

Më herët u bën publikë edhe emrat e kandidatëve për pozicionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, të dorëzuara në Kuvend


Lajmi kryesor:

PD kërkoi mocion me debat për buxhetin 2026, Bardhi: S'ka ligj për minimunin jetik! Balla: Opozita, evazion kërkesash! Duan t'i 'shqyrtojnë' te Foltorja