Marrëveshja për emigrantët, Meloni mbledh nesër qeverinë: Më duket se Kasacioni na ka dhënë të drejtë

Marrëveshja për emigrantët, Meloni mbledh nesër qeverinë: Më duket se Kasacioni na ka dhënë të drejtë

Samiti ne Finlande

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, njoftoi se do të mbledhë nesër qeverinë mbi marrëveshjen me Shqipërinë për qendrat e pritjes së emigrantëve për të vendosur se si do të veprohet më tej.  

"Më duket se Gjykata e Kasacionit (Gjykata e Larte) i ka dhënë të drejtë qeverisë. Është e drejta e qeverive të vendosin për vendet e sigurta, ndërsa gjyqtarët mund të ndërhyjnë vetëm në raste specifike dhe jo të kundërshtojnë rregullat në tërësi," deklaroi Meloni duke iu përgjigjur një pyetjeje në fund të samitit Veri-Jug që po mbahet në Saariselka, në veri të Finlandës.

Në takim do të marrin pjesë ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi, zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani i cili duket që do të jetë me një videotelefonatë nga  Kosova, si dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë italiane.

Lidhur me marrëveshjen për qendrat e pritjes në Shqipëri, Meloni tha:

"Kemi pasur disa probleme interpretimi të rregullave të reja, por po i tejkalojmë. Italia ishte vendi i parë që arriti një marrëveshje të tillë me një shtet jashtë BE-së. Ky është një model i ri për të trajtuar çështjet e emigracionit", shkruan Corriere della Sera

Meloni theksoi rëndësinë e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE-së, duke paralajmëruar për kërcënimin që Rusia dhe organizatat kriminale përbëjnë për sigurinë e vendeve evropiane.

"Nuk do të lejojmë që Rusia ose organizatat kriminale të minojnë sigurinë tonë. Duhet të jemi të përgatitur, pasi kërcënimi prek jo vetëm luftën në Ukrainë, por edhe demokracinë dhe situatën në Afrikë," tha ajo.

Për Melonin fakti që këto shtete (Italia, Zvicra, Greqia e Finlanda) janë bashkë për të folur si të trajtohen çështjet kryesore, tregon se ne kemi kuptuar se bota ka ndryshuar dhe tani mund të përballemi me sfidat që kemi përpara. "Kjo nismë është shumë e vlefshme dhe duhet ta përsërisim edhe në të ardhmen. Ka disa sfida për BE-në, por dy në veçanti. Njëra është siguria e qytetarëve dhe mbrojtja”.

Meloni theksoi rëndësinë e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE-së, duke paralajmëruar për kërcënimin që Rusia dhe organizatat kriminale përbëjnë për sigurinë e vendeve evropiane

“Ne duam të mbrojmë kufijtë e jashtëm dhe nuk do të lejojmë Rusinë apo organizatat kriminale të minojnë sigurinë tonë”. Sa i takon Rusisë duhet të kuptojmë se kërcënimi është shumë më i madh nga sa imagjinojmë, ka të bëjë me demokracinë tonë, shfrytëzimin e emigracionit apo atë që po ndodh në Afrikë. Ne duhet të garantojmë sigurinë dhe nuk është vetëm kampi i luftës në Ukrainë, ne duhet të jemi të përgatitur”

Duke komentuar mbi pafajësinë e Matteo Salvinit në çështjen "Open Arms", Meloni u shpreh: "Procesi kundër Salvinit kishte të bënte më shumë me vendime politike sesa me akuza reale. Sot jemi të kënaqur me punën e shkëlqyer të ministrit aktual të Brendshëm."

Samiti në Finlandë vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve evropiane për t’u përballur me sfidat globale, duke përfshirë sigurinë dhe mbrojtjen, emigracionin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Meloni komentoi dhe deklaratën e Presidenti amerikan të zgjedhur, Donald Trump për të rritur  kontributet në NATO deri në 5% të PBB-së së secilit vend.

"Nuk duhet të ndjekim thashethemet" dhe "Do të prisja të kuptoja saktësisht se cili është vullneti i vërtetë i presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara". “Megjithatë, ne të gjithë duhet të bëjmë më shumë për të siguruar që NATO-s të forcohet, sepse ajo mbetet gurthemeli i sigurisë dhe mbrojtjes. Duhet të jemi në gjendje të shikojmë jo vetëm krahun lindor, por edhe vende të tjera”, u përgjigj Meloni, por “shumë varet nga mjetet që mund të vendosim në tryezë”.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më shumë se 1000 ushtarë të Koresë Veriut kanë rënë në front për Rusinë

Lufta në Ukrainë/ Më shumë se 1000 ushtarë të Koresë Veriut kanë rënë në front për Rusinë