Autobusët, taksitë e trailerat në 'sitën' e teknologjisë së Taskë Forcës së Transportit Rrugor

Ditën e sotme janë prezantuar paisjet e reja të Task Forcës së Transportit Rrugor dhe gjatë prezantimit Ministria e Infrastrukturës sqaroi se të gjithë automjetet që janë pjesë e Taskë Forcës Rrugore (autobusat, taksitë, mjetet e tonazhit të lartë) do t'i nënshtrohen kolaudimit, të detyrueshëm në momentin në ndalohen nga inspektorët, dhe i gjithë procesi do të kryhet nga pajisja e re elektronike që do të jetë në akset rrugore. Inspektorët do të jenë në terren në mënyrë të vazhdueshme dhe në formën e një postblloku do të ndalojnë këtë kategori automjetesh që më pas do të bëjnë kontrollin teknik, dhe në varësi të problemit që do të shfaqet do të merren masat përkatëse. Këto pajisje të reja janë materiale të Task Forces dhe që nuk kanë lidhje me kompaninë që aktualisht kryen kolaudimin SGS-ja

Trupa e inspektorëve të përgatitur dhe trajnuar sipas standardeve europiane, është pajisur tashmë edhe me fjalën e fundit të teknologjisë, duke e bërë të gjithë procesin e inspektimeve në terren më transparent dhe të dokumentuar. Tashmë ata do të kenë, pajisjen e lëvizshme për kontrollin teknik të mjeteve, peshore portabël, kamera trupi si dhe tableta të cilat bëjnë të mundur jo vetëm modernizmin e kësaj strukture por garantojnë edhe një kontroll më të shpejtë.

 Pajisja e lëvizshme në anë të rrugës për Kontrollin Teknik të Mjeteve Rrugore mundëson kontrollin teknik të automjeteve në të njëjtën mënyrë siç kryhet gjatë procesit të kolaudimit ndërsa peshorja portabël bën të mundur matjen e peshave aksiale të mjeteve për transport mallrash deri në 15 ton për aks.

Gjithashtu përmes kamerave të trupit do të bëhet e mundur filmimi dhe fotografimi i të gjithë procedurave të kontrollit të mjetit dhe i mbajtes së aktit të konstatimit. Kamerat kanë rezolucion HD dhe cilësi të lartë të zërit duke bërë të mundur një filmim të qartë dhe të pastër.

I gjithë ky proces është i monitoruar në çdo kohë, ndërsa kontrollet e automjeteve të cilat janë subjekt i Task Forcës tashmë do të jenë më të plota.

Në këtë prezantim ku u demostruan paisjet e reja u ndoqën nga afër edhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si dhe drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja.

“Ky është kthimi i shtetit në rrugë për rritjen e sigurisë së transportit rrugor, për sigurinë e të gjithë mjeteve që qarkullojnë në të gjitha akset e vendit me një nivel krejt tjetër, me një modernizmi të një niveli bashkëkohor. Synimi është për një kontroll rrugor objektiv edhe të shpejtë, për një forcë të kontrollit rrugor e cila është tashmë e dixhitalizuar, e monitoruar në kohë reale dhe e pajisur me mjete që janë mjaft moderne në mënyrë që të jemi në lartësinë e kohës”, u shpreh Gonxhe.

Nga ana e saj, ministrja Balluku tha se pas kualifikimit të personelit, pajisja e inspektorëve me teknologji të reja për të garantuar transparencë dhe evituar abuzimet, është hap i radhës drejt krijimit të një trupe inspektorësh në lartësinë e detyrës.

“Kemi arritur më në fund që përveç personelit të cilët tashmë janë të kualifikuar dhe me përgjegjshmëri të plotë ne kryerjen e detyrë në të gjitha akset rrugore të Republikës së Shqipërisë ,kemi edhe pajisjet elektronike që ofrojnë transparencë totale të të gjithë procesit”, deklaroi Balluku duke theksuar se e gjithë puna e kësaj strukture është e fokusuar tek siguria rrugore.

Dokumentimi i të gjithë procesit të kontrollit në terren nga ana e inspektorëve, u shpreh Balluku, do t’i jap fund edhe pretendimeve për sjelljen e inspektorëve në terren ndaj drejtuesve të mjeteve apo shqetësime të tjera që kanë shoqëruar këto procese ndër vite.

“Sot, krenarisht ne kemi prezantuar skuadrat dhe grupet e inspektorëve të Task Forcës Rrugore, por mbi të gjitha dhe pajisjet të cilat ata kanë në përdorim dhe do të krijojnë një transparencë të jashtëzakonshme përsa i përket këtij kontrolli në terren”, nënvizoi ministrja Balluku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eltoni: 05/09/2019 07:30

    Kur e moret pushtetin premtuat se do ti hiqni koncesionin e kolaudimit ketyre hajdutave qe te kthejn kot nga 3-4 here, tani mir keto i kemi po do na dalin dhe ca te tjere.... bravo rilindja ju që mendoni për sigurinë e shqipëtareve haha

    Përgjigju
  • Yyy: 04/09/2019 16:19

    Mire eshte qe kolaudohen mjetet por kjo pune esbte vater korrupsjoni.

    Përgjigju
  • Altini: 03/09/2019 20:43

    Brabo tallja e radhes. Ka 2 vjet qe eshte dhuruar nga BE kjo dhe qe nga dhurimi ka qene ne shesh tek DRTRR Tirane sot e morret sa per te bere shou e rradhes me hajdutat e pu esuar aty sidomos pergjegjesin qe rrinte mbrapa ERJON QOSEN sekserin e drejtorise Tirane. Rama IKIKIKIKIKIK

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër