Ashtu si kurse në të gjithë botën, pjesa më e madhe e futbollistëve zgjedhin te vazhdojnë në karrierën e trajnerit, edhe në Shqipëri kjo zgjedhje është bërë masive ne vitet e fundit.
Ditën e sotme është përmbyllur kursi i licencimit për trajner të UEFA A dhe ajo që bie në sy është se kanë zgjedhur ta veshin pelerinën e trajnerit emra që kanë dhënë një kontribut të madh në kombëtaren shqiptare, por edhe lojtarë të Kategorisë Superiore.
Pas Andi Lilës, edhe Edmond Kapllani, Dritan Smajli, apo Pero Pejiç kanë marrë licensën UEFA A për të marrë drejtimin e një ekipi.
Licenca e UEFA A është një licencë stërvitore e mandatuar nga UEFA, organi qeverisës i futbollit evropian. UEFA A është një nivel nën licensën Pro UEFA. Që do të thotë të gjithë ata që janë të pajisur me këtë dokument kanë mundësi për të drejtuar ekipet e të rinjve deri në moshën 18-vjeçare, ekipet rezervë për klubet e kategorive të larta dhe klubet profesionale të meshkujve në nivelin e dytë.